Biznes

Rriten të hyrat e Google

Publikuar , 15 Korrik 2010
0
Rriten të hyrat e Google

Të enjten Google ka bërë të ditur kalimin e buxhetit në dollar për shkak të frikës për kolapsin e euros në qeveritë e Greqisë, Spanjës, Portugalisë dhe Italisë, të cilët kanë borxhe të mëparshme shumë të mëdha.

Këto shqetësime kanë ndikuar tek Google për shkak se në e treta e të hyrave të kompanisë burojnë nga Evropa, dhe pagesat e konsumatorëve të bëra me euro përkthehen në më pak dollarë sesa para një viti.

Google ka punësuar më shumë se 1.200 punonjës në çerkun e dytë, dhe në muajin qershor ka arritur një numër total prej 21.800 punëtorë.

Pavarësisht dobësiit të euros dhe rritjes së shpenzimeve, të hyrat neto të Google ishin në rritje. Por rritja e fitimeve nuk ishte aq robuste siç kishin shpresuar analistët, një faktor që duket se do të ndikojë tek investitorët. Aksionet e Google ranë 4 për qind, pas paraqitjes së rezulateve ditën e enjte. Më herët, kompania përfundoi sesionin e zakonshëm në 494.02 dollarë, një rritje prej 2.68 dollarë.

Në tërësi raporti nuk kishte të bënte vetëm me lajme të këqija. Në një shenjë pozitive për ekonominë e përgjithshme, tregjet ishin të gatshme të paguanin më shumë për reklama online që gjenerojnë të hyrat e Google dhe njerëzit ishin duke klikuar mesazhet komerciale më shpesh. Këto trende ofrojnë shenja tjera se më shumë kompani dhe blerës janë duke ndier rimëkëmbjen pas krizës më të madhe ekonomike në 70 vitet e fundit.

Google ka fituar 1.84 miliard dollarë, apo 5.71 dollarë për aksion në periudhën prill-qershor, që është një rritje prej 24 për qind në të hyra në krahasim me të njëjtë periudhë në vitin e kaluar, që ishte 1.48 miliard dollarë apo 4.66 dollarë për aksion.

LEXO EDHE:  Huawei poston të ardhura rekord pavarësisht presionit Amerikan

Të hyrat janë rritur 24 për qind, në 6.82 miliard dollarë, nga 5.52 miliard dollarë sa ishte para një viti. Pas ndarjes së komisionit të paguar tek partnerët e saj reklamues, të hyrat e Google qëndruan në 5.09 miliard dollarë, rreth 10 ilion mbi projektimet e analistëve.

Lajmet e fundit>