Lajmet

Rritet çmimet e Microsoft 365

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Gusht 2021
Çmimet e rritura do të kontribuojnë në më shumë të ardhura dhe fitime për kompaninë duke qenë se Office mbetet një prej produkteve më popullore të Microsoft. Rritet çmimet e Microsoft 365

Microsoft tha ditën e Enjte se do të rrisë çmimet e abonimeve komerciale për Microsoft 365 dhe aplikacionet si Word dhe Excel që më parë njihej si Office 365.

Çmimet e rritura do të kontribuojnë në më shumë të ardhura dhe fitime për kompaninë duke qenë se Office mbetet një prej produkteve më popullore të Microsoft.

Madje kompania ende shet licenca për suitën Office të instaluar në desktop. Ndryshimet e reja do të hyjnë në fuqi më 1 Mars 2022 dhe vetëm për abonimet e bizneseve:

  • Microsoft 365 Business Basic: nga 5 dollarë bëhet 6 dollarë në muaj
  • Microsoft 365 Business Premium: nga 20 dollarë bëhet 22 dollarë në muaj
  • Microsoft 365 E3: nga 32 bëhet 36 dollarë në muaj
  • Office 365 E1: nga 8 dollarë bëhet 10 dollarë në muaj
  • Office 365 E3: nga 20 dollarë bëhet 23 dollarë në muaj
  • Office 365 E5: nga 35 dollarë bëhet 38 dollarë në muaj

Ribrandimi i Office 365 në Microsoft 365 nuk ka ndryshuar ndonjë gjë për Microsoft sa i përket shitjeve. Janë mbi 300 milionë abonimeve me pagesë të Office 365 dhe rritja e çmimeve nuk është diçka që nuk do të ndihet tek të ardhurat dhe fitimi i kompanisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian rregulla për heqjen e përmbajtjeve terroriste