Lajmet

Rritet kërkesa e prindërve për softuerë që kontrollojnë aktivitetin e fëmijëve on line

Publikuar , 12 Gusht 2013
0
Rritet kërkesa e prindërve për softuerë që kontrollojnë aktivitetin e fëmijëve on line

Në këtë epokë teknologjike mbrojtja e fëmijëve dhe adoleshentëve në hapësirën kibernetike është një prej problemeve më shqetësuese për prindërit, mësuesit apo administratorët publikë.

Në lidhje me këtë kompania kërkimore e tregut ABI Research ka vlerësuar se çfarë shume ka arritur tregu i softuerëve që ndihmojnë prindërit të kontrollojnë aktivitetin e fëmijëve të tyre on line.

Vlera e tyre për vitin 2013 është 1.044 miliard $. Për rritjen e mëtejshme të këtij tregu do të ndihmojnë njëkohësisht shpenzimet e prindërve, investimet e institucioneve arsimore (shkollat, bibliotekat publike) si dhe të ofruesve të shërbimeve të komunikimit dhe informacionit. Produktet dhe shërbimet përfshijnë filtrimin, bllokimin, monitorimin, mbledhjen e të dhënave, mbikëqyrjen dhe teknologjitë e lajmërimeve (notifications).

Burimet e rrezikut

Numri i platformave dixhitale prej të cilave mund të aksesohet Interneti po rritet gjithnjë e më tepër duke përfshirë smartfonët, tabletët dhe platformat e lojërave, përveç kompjuterëve desktop edhe laptopëve.

Aksesi i pakontrolluar i Internetit mund të rezultojë në ekspozimin e të dhënave personale, shfaqjen e përmbajtjeve të papërshtatshme si dhe në dhunimin e privatësisë.

Duke qenë se kontrolli personal është i vështirë, po rritet gjithnjë e më tepër kërkesa për teknologji që mundësojnë filtrimin, kontrollin apo bllokimin e aktivitetit on line. (PCWorld Albanian)

kids

LEXO EDHE:  Samsung mban një aktivitet surprizë më 11 Tetor

Lajmet e fundit>