Harduer

Rritet lista e kompanive që do të prodhojnë orë inteligjente: Bashkohet Motorola

Publikuar , 27 Shkurt 2014
0
Rritet lista e kompanive që do të prodhojnë orë inteligjente: Bashkohet Motorola

moto_event_mwc-100247649-largeViti 2014 në Mobile World Congress në Barcelonë ka pasur një dedikim të veçantë mbi orët inteligjente. Shumë kompani kanë zbuluar planet e tyre dhe së fundmi, listës i është bashkuar edhe Motorola.

Kompania u shpreh se ka planifikuar një orë inteligjente në fund të vitit dhe nuk do të operojë me Tizen, pjesë e Samsung Gear 2. “Qëllimi ynë është të ofrojmë disa pajisje interesante “që vishen” në vijim të vitit,” u shpreh Rick Osterloh, zv. President i kompanisë. Ai shtoi se Motorola po punonte për një sërë pajisjesh dhe se do të përfshihen sa më shumë sensorë.

“Deri tani nuk ka ende pajisje të tilla që t’i mbani me qejf,” shtoi ai. “Aktualisht po përpiqemi të zgjidhim çështjet e stilit si dhe t’i bëjmë ato sa më interesante për t’u veshur në mënyrë që të konsiderohen si bizhuteri apo veshje.”

Lajmi u pasqyrua edhe në faqen zyrtare të Motorolas në Twitter ku thuhej gjithashtu se kompania ka një sërë sensorësh që funksionojnë në sfond. Sigurisht, Motorola do të bëhet shumë shpejt pjesë e Lenovos, pas blerjes nga Google, kështu që lista e kompanive që iu mungojnë pajisje të kësaj natyre sa vjen e ngushtohet. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung prezanton zyrtarisht Galaxy S10 dhe S10 Plus, fillojnë nga 899 dollarë

Lajmet e fundit>