Lajmet

Rritet mosha minimale e përdorimit të WhatsApp në Evropë nga 13 në 16 vjeç

Apr 25 2018
0 Shpërndarje
Facebook do tu kërkojë leje prindërve për përdorimin e të dhënave të fëmijëve. Por WhatsApp me mbi 1.5 miliardë përdorues, nuk kërkon informacione personale shtesë nga përdoruesit. Rritet mosha minimale e përdorimit të WhatsApp në Evropë nga 13 në 16 vjeç

Shërbimi popullor i komunikimit WhatsApp në pronësi të Facebook, do të rrisë moshën minimale të përdorimit të aplikacionit nga 13 në 16 vjeç në përgjigje të rregullore së re Evropiane të privatësisë.

Përdoruesve Evropian do tu kërkohet të verifikojnë moshën, nëse janë të paktën 16 vjeç, menjëherë pas pranimit të termave të shërbimit nëse duan të përdorin WhatsApp.

Mbetet e paqartë mënyra e verifikimit të moshës. Rrjeti social Facebook, i cili ka një politikë tjetër përdorimi, ka një qasje krejt ndryshe ndaj ligjit Evropian të Privatësisë (GDPR).

Facebook do tu kërkojë leje prindërve për përdorimin e të dhënave të fëmijëve. Por WhatsApp me mbi 1.5 miliardë përdorues, nuk kërkon informacione personale shtesë nga përdoruesit.

Themeluar në 2009-ën, WhatsApp u vu nën presion vitet e fundit për përdorimin e enkriptimit fundor dhe ndarjen e të dhënave me Facebook.

Për pjesën tjetër të botës, mosha minimale e kërkuar për përdorimin e WhatsApp do të ngelet 13 vjeç.

GDPR është një prej nismave më të mëdha privatësisë që nga lindja e internetit duke u dhënë Evropianëve të drejtën për të mësuar se çfarë të dhënash kanë dorëzuar dhe sesi ti fshijnë ato. /PCWorld Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>