Analiza

Rritet ndikimi i Windows 8 në trafikun e Internetit

Publikuar , 02 Tetor 2013
0
Rritet ndikimi i Windows 8 në trafikun e Internetit

windows-statsPrezenca e Windows 8 në internet po rritet gradualisht duke shënuar përmirësime të konsiderueshme nga muaji në muaj.

Kompania Net Applications monitoron vazhdimisht trafikun e sistemeve të ndryshme në ueb dhe gjatë këtij muaji ka vënë re se Windows 8 përbën rreth 8.02% të trafikut total të sistemeve operative. Kjo vlerë ka qenë 7.41% në gusht ndërsa në korrik vetëm 5.4%. Përparimi i Windows 8 është i dukshëm.

Në të njëjtën kohë është raportuar se prezenca e Windows XP në ueb po ulet nga muaji në muaj duke arritur në 31.4% për muajin shtator, ndërkohë që në gusht ka qenë 33.6% ndërsa në korrik 37.1 %.

Përsa i përket sistemit operativ Windows 7 i cili momentalisht qëndron në pozicionin e liderit, të dhënat kanë treguar se përveç se po e ruan këtë pozicion po e konsolidon akoma edhe më tepër. Që prej muajit korrik trafiku i këtij sistemi në ueb është rritur me 2%.

Windows 8.1, versioni paraprak i të cilit debutoi në fund të qershorit, ka mundur të zotërojë vetëm 0.87% të trafikut në ueb.

Megjithatë kjo vlerë pritet të ndryshojë në vazhdimësi duke nisur që prej 18 tetorit, data e lançimit zyrtar të këtij sistemi të përditësuar.

Në qoftë se do të fokusoheshim tek sistemet operative mobile mund të themi se për këtë muaj Apple ka dominuar rreth 53.6% të trafikut ndërsa Android ka ecur shumë ngadalë sidomos në muajt e fundit. Momentalisht ky sistem zotëron 29.4% të trafikut në ueb.

LEXO EDHE:  Ky është superkompjuteri i ri më i fuqishëm në botë, sillet si një tru njerëzor

Lajmet e fundit>