Analiza

Rritet ndjeshëm interneti në shtëpi, katër operatorë dominojnë tregun

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Qershor 2019
0
Vetëm gjatë vitit të kaluar numri i pajtimtarëve në internet fiks u rrit me gati 50 mijë. Tregu dominohet nga ALBtelecom me 131 mijë abonentë i cili ofron shërbimin përmes teknologjisë DSL dhe së fundi edhe përmes fibrave optike. Rritet ndjeshëm interneti në shtëpi, katër operatorë dominojnë tregun

Me ardhjen e celularit dhe më pas smartfonit, telefonia fikse ka qenë një trend në rënie jo vetëm në Shqipëri por edhe mbarë botën.

Në SHBA në 2019-ën vetëm 41.7% e familjeve përdornin telefonin fiks krahasuar me 92.7% në 2004. Megjithatë ende është më lart sesa penetrimi i telefonisë fikse në Shqipëri.

Sipas raportit të fundit të AKEP numri i linjave të telefonisë fikse në tre mujorin e parë të 2019-ës ishte 250 mijë në Shqipëri. Falë infrastrukturës së trashëguar dhe shtrirjes së gjerë të rrjetit, ALBtelecom është operatori më i madh në vend me këto shërbime me plot 177 mijë abonentë.

Gjiganti shqiptari i telekomunikacionit ndiqet nga larg nga Tring me 39 mijë linja, ABCom me 12 mijë linja dhe Abissnet me 4 mijë linja të telefonisë fikse.

Norma e penetrimit për banorë ishte 8.7% në 2018-ën, një shifër shumë e ulët krahasuar me mesataren e vendeve Evropiane prej 40%, dhe mesataren globale prej 15.2%.

Madje është edhe më e ulët sesa mesatarja e vendeve në zhvillim që është 10%. Nga viti 2000 deri në 2010 pati rritje të qëndrueshme ndërsa që prej atëherë ka qenë në rënie ndërsa në katër vitet e fundit norma e penetrimit ka mbetur e pandryshuar pothuajse.

Historia është tjetër sa i përket aksesit në internet me brez të gjerë përmes linjave fikse. Në tre mujorin e parë të 2019-ës numri i pajtimtarëve me akses në internet fiks arriti në 376 mijë, një rritje me 15 mijë krahasuar me tre mujorin e fundit të 2018-ës.

 

Vetëm gjatë vitit të kaluar numri i pajtimtarëve në internet fiks u rrit me gati 50 mijë. Tregu dominohet nga ALBtelecom me 131 mijë abonentë i cili ofron shërbimin përmes teknologjisë DSL dhe së fundi edhe përmes fibrave optike.

LEXO EDHE:  Operatorët në SHBA implementojnë teknologji anti-thirrjeve robotike

Në vendin e dytë vjen operatori kabllor ABCom me 66 mijë abonentë, ndjekur afër nga Tring me 50 mijë abonentë, Abissnet me 38 mijë, Digicom me 15 mijë dhe Nistal me 14 mijë.

Nga viti në vit numri i pajtimtarëve është rritur me 19.7% dhe 4.1% vetëm në tre mujorin e fundit. Vlen të theksohet se shërbimin i internetit fiks dominohet nga teknologjia DSL në Shqipëri të cilat përbëjnë 46% të linjave. Vitet e fundit ka shënuar rritje teknologjia Fibër në Shtëpi dhe tashmë zë vendin e dytë me 23% të linja. Në vendin e tretë renditët teknologjia kabllor HFC me 18% të linjave.

Në Shqipëri ka ende kompania që ofrojnë akses në internet për teknologjisë DSL por vetëm me fije bakri pa pjesë fibre optike FTTN. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>