Biznes

Rritet ngarkesa në rrjetet Evropiane të Vodafone për shkak të koronavirusit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Mars 2020
0
Miliona njerëz në Evropë kanë filluar të punojnë nga shtëpia duke testuar rrjetet dhe rritur ndjeshëm trafikun e të dhënave. Rritet ngarkesa në rrjetet Evropiane të Vodafone për shkak të koronavirusit

Vodafone, operatori i dytë celular më i madh në botë, tha se kriza e koronavirusit kishte shkaktuar rritje trafiku në rrjetet e tij, një kërkesë e cila është rritur me 50%.

Kompania Britanike, e cila zbuloi planin ditën e Mërkure për të mirëmbajtur rrjetin dhe ofruar kapacitete për funksione kritike qeveritare, tha se përdorimi pritet të rritet më tutje.

Rrjetet mobile të Vodafone në Evropë përfshijnë Britaninë, Italinë, Spanjën, dhe Gjermaninë si tregjet më të mëdha ndërsa kompania operon edhe në Shqipëri.

Miliona njerëz në Evropë kanë filluar të punojnë nga shtëpia duke testuar rrjetet dhe rritur ndjeshëm trafikun e të dhënave.

Disa operatorë Evropianë raportuan probleme me konektivitetin por thanë se rrjetet në tërësi po funksionojnë.

Shefi ekzekutiv i Vodafone, Nick Read, tha se kompania mund të luajë një rol kritik në mbështetjen e shoqërive Evropiane gjatë krizës duke punuar nga afër edhe me qeveritë e vendeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shkup: Policia po heton abuzimet me përmbajtje eksplicite të të miturve në aplikacionin Telegram