Biznes

Rritet numri i biznesve në Shqipëri që ofrojnë pagesa me kartë bankare

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Shtator 2019
0
Vitin e kaluar, shqiptarët kryen pagesa me karta bankare në vlerën e 21.3 miliardë lekëve ose rreth 170 milionë eurove, në rritje vjetore me 16%. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja është akoma më e lartë, e llogaritur si numër transaksionesh. Rritet numri i biznesve në Shqipëri që ofrojnë pagesa me kartë bankare

Numri i bizneseve që pranojnë pagesa me kartë po rritet. Sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në mesin e këtij viti numri i POS-eve ose pikave elektronike të shitjes të vendosura në biznese nga sistemi bankar kaloi pragun e 10 mijë njësive.

Krahasuar me një vit më parë, numri i këtyre pajisjeve është rritur me 23%. Ilda Vaso, koordinatore rajonale e shitjeve në Credins Bank, thotë se prirja në rritje e konsumatorëve drejt pagesave jo-cash ka rritur interesimin e biznesit për pajisjet që mundësojnë shitje me kartë.

Sipas saj, pajisja me POS-e iu mundëson bizneseve të rrisin shitjet dhe njëkohësisht të pakësojnë veprimet në cash. Zonja Vaso thotë se Credins Bank po i promovon këto produkte duke ulur kostot për bizneset dhe duke i përshtatur komisionet me ciklin sezonal të shitjeve të biznesit.

Forcimi i luftës ndaj informalitetit është një faktor që e ka nxitur përdorimin e pagesave elektronike nga qytetarët dhe pranimin e tyre nga bizneset.

Vitin e kaluar, shqiptarët kryen pagesa me karta bankare në vlerën e 21.3 miliardë lekëve ose rreth 170 milionë eurove, në rritje vjetore me 16%. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja është akoma më e lartë, e llogaritur si numër transaksionesh.

Nga 2.9 milionë për vitin 2017, numri i pagesave me kartë arriti në 3.6 milionë gjatë vitit 2018.

Ndërkohë, në mesin e këtij viti, numri i kartave bankare në duart e shqiptarëve arriti në afro 1.1 milionë. Prej tyre, rreth 10% janë karta krediti, ndërsa pjesa tjetër janë karta debiti të lidhura me llogaritë rrjedhëse. /SCANTV

LEXO EDHE:  Adoptohen 44 standarde Evropiane për pajisjet elektrike

Lajmet e fundit>