Biznes

Rritet numri i përdoruesve të Snapchat

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Prill 2019
0
Megjithatë krahasuar me një vit më parë numri i përdoruesve është më i ulët. Një prej faktorëve që ka kontribuar është edhe ridizajnimi i aplikacioneve. Rritet numri i përdoruesve të Snapchat

Snapchat vijon me rritje e qëndrueshme. Në tre mujorin e parë të 2019-ës kompania tha se kishte 190 milionë përdorues aktivë, një rritje me 2.2% krahasuar me 186 milionë përdoruesit tre mujorin e kaluar.

Nuk është një rritje masive por duke qenë se numri i përdoruesve vitin e kaluar ishte 191 milionë përdorues aktivë, kompania do të pranojë me kënaqësi çdo rritje që sheh.

Megjithatë krahasuar me një vit më parë numri i përdoruesve është më i ulët. Një prej faktorëve që ka kontribuar është edhe ridizajnimi i aplikacioneve.

Kompania gjeti rastin të thoshte se një aplikacioni i ri i përditësuar është i disponueshëm në Android. CEO i Snap thotë se ka performancën të përmirësuar.

Sa i përket performancës financiare kompania gjeneroi 320 milionë dollarë të ardhura, 39% më shumë sesa vitin e kaluar. Ndërsa Snap ende nuk është fitimprurës, kompania postoi 316 milionë dollarë humbje, 76 milionë dollarë më pak se vitin e kaluar.

Në lidhje me përdorimin nga moshat e reja, Snap tha se vetëm në SHBA kompania ka arritur 75% të 13-34 vjeçarëve, më shumë sesa Instagram. Lajmet pozitive vinë në një kohë kur Snapchat lançoi Snapchat Games, shfaqjet e shkurtrat televizive dhe partneritetin me Tinder. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni me ekran që paloset i Xiaomi ekziston dhe është i ngjashëm ma Huawei Mate X

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>