Lajmet

Rritet performanca e Fortnite tek kompjuterët e vjetër

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Dhjetor 2020
Epic pretendon se modaliteti i ri do të sjellë rritje të madhe të fps në kompjuterët e vjetër krahasuar me modalitetin e performancës së ulët që ka qenë i disponueshëm deri sot. Rritet performanca e Fortnite tek kompjuterët e vjetër

Fortnite është videoloja e cila funksionon mirë në pothuajse çdo platformë nga konsola mobile Switch tek kompjuterët gaming të rangut të lartë.

Në një postim në blog ditën e sotme Epic Games tha se një funksion i ri performance po vjen që do të thotë se loja do të funksionojë më mirë në kompjuterët e vjetër.

Funksioni është i disponueshëm nga dita e sotme. Modaliteti i ri ofron rritje të ndjeshme performance duke sakrifikuar cilësinë vizuale dhe lehtësuar ngarkesën në procesorin qendror dhe atë grafik.

Imazhet nuk do të jenë aq cilësore në mënyrë që loja të jetë më funksionale. Epic pretendon se modaliteti i ri do të sjellë rritje të madhe të fps në kompjuterët e vjetër krahasuar me modalitetin e performancës së ulët që ka qenë i disponueshëm deri sot.

Por nuk themi se keni për të luajtur Fortnite në 720p me 60fps. /Gameworld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook ndryshon pamjen vizuale të Messenger

Tags >

Fortnite