Biznes

Rritet përqindja e tregut të tabletëve me Windows, Surface ende në vështirësi

Publikuar , 16 Gusht 2013
0
Rritet përqindja e tregut të tabletëve me Windows, Surface ende në vështirësi

Përqindja e tregut të tabletëve me Windows ka pësuar rritje gjatë tremujorit të dytë, u shpreh një nga hulumtuesit në IDC.

Megjithatë, kontributi i Surface në këto shifra është minimal, duke dëshmuar sërish se Microsoft vazhdon të gjendet në vështirësi për të kapur një pjesë të tregut me tabletin e vet.

Ndërkohë, kompanitë e tjera që prodhojnë tabletë më Windows 8 kanë filluar të shohin frytet e punës së tyre, u shpreh Ryan Reith, analist në IDC. “Megjithatë, Surface-in nuk do ta quaja sukses,” shtoi ai.

Nga ana tjetër, numri i tabletëve të dërguar për shitje ra me 8% në total gjatë tremujorit të dytë krahasuar me të parin, ndërsa ato me Windows patën një rritje prej 11%, sipas vlerësimeve të IDC. Aktualisht, përqindja e tregut të Windows-it në tabletë arrin 4.5%.

Sigurisht, fituesit më të mëdhenj mbeten kompanitë e tjera të cilave Microsoft-i u shet sistemin operativ. Ndër to renditen Acer, Asus, Hewlett-Packard, Lenovo, dhe Samsung. Edhe HP nuk mbetet pas, megjithëse në shifra më të ulta.

Ndërkohë, Microsoft dërgoi për shitje rreth 300 000 Surface gjatë tremujorit në fjalë, të cilat përbënin vetëm 15% të të gjithë tabletëve me Windows të kësaj periudhe.

IDC vlerëson se kompania ka dërguar për shitje rreth 2.1 milionë Surface që prej tetorit kur tableti u lançua për herë të parë. Nëse do të bënim një krahasim, Apple ka dërguar për shitje rreth 57 milionë iPad-ë në tre tremujorët e fundit. (PCWorld Albanian)

tablet windows

LEXO EDHE:  Rritet krimi kibernetik në Shqipëri thotë raporti

Lajmet e fundit>