Lajmet

Rritet presioni ndaj WhatsApp për të lejuar përgjimin e përdoruesve nga autoritetet

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Gusht 2019
0
Takimi ishte privat dhe asnjë axhendë nuk është bërë publike duke mos ditur se çfarë është diskutuar nga ministrat, zyrtarët dhe agjencitë e inteligjencës. Rritet presioni ndaj WhatsApp për të lejuar përgjimin e përdoruesve nga autoritetet

Agjencitë inteligjente të SHBA-së dhe Britanisë dhe të vendeve të tjera anglishtfolëse u mblodhën në një takim në Londër ku bënë thirrje që shërbimeve sekrete dhe policisë tu jep akses në komunikimin e enkriptuar të WhatsApp dhe aplikacioneve të tjera.

Takimi i vendeve “Fiye Eyes” ku përfshihen SHBA, Britania, Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re, u organizua nga Sekretarja Britanike për Punët e Brendshme Priti Patel, në përpjekje për të koordinuar luftën kundër terrorizmit dhe abuzimit me fëmijët.

Tema kryesore e takimi ishin sfida që sjellë enkriptimi i cila ka filluar të zbatohet në masë nga kompanitë të cilët nuk duan të dëmtojnë imazhin e tyre duke rënë pre e thyerjeve të sigurisë.

Takimi ishte privat dhe asnjë axhendë nuk është bërë publike duke mos ditur se çfarë është diskutuar nga ministrat, zyrtarët dhe agjencitë e inteligjencës.

Megjithatë Ministrat Britanikë kanë shprehur shqetësime të veçanta për WhatsApp sidomos pas sulmit terrorist në Urën e Londrës.

Agjencia Britanike e inteligjencës GCHQ e cila monitoron dhe akses komunikime, ka sugjeruar se kompanitë e Luginës së Silikonit mund të zhvillojnë një teknologji e cila mund të shtojë në fshehtësi në një bisedë ose grup një oficer policie ose agjent të inteligjencës.

I ashtuquajturi protokolli fantazmë është kundërshtuar nga kompanitë, ekspertët e sigurisë dhe organizatat për të drejtat e njeriut.

Policia Britanike tha se nuk kishte arritur dot të aksesonte mesazhet e dërguara përmes WhatsApp nga personat e përfshirë në sulmin në Londër.

WhatsApp ka përmirësuar më tutje sigurinë pasi u zbulua se një firmë Izraelite e sigurisë kishte gjetur një mënyrë për të aksesuar telefonin e një personi.

Takimi Five Eyes realizohet çdo vit që prej 2013. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp sjell funksionin e shumëpritur të sigurisë

Lajmet e fundit>