Vëzhgim

Rritja e Apple e kushtëzuar nga reklamat e Google

Publikuar , 16 Tetor 2011
0
Rritja e Apple e kushtëzuar nga reklamat e Google

Emërtimi “makina gjigante e kërkimit” duhet të zëvendësohet me “mostrën reklamuese” pasi që mund të jetë një përshkrim më i përshtatshëm për Google. Përfitimet e kësaj ndërmarrjeje u rritën për 33% në krahasim me një vit më parë dhe tani përfiton 2.5 miliardë dollarë nga biznesi me celularë.

“Ne mendojmë që celulari është gati një pikë e madhe e ndryshimit vëllimore,” shkruajti analisti nga Susquehanna Financial Group, Herman Leung, në një shkrim për investitorët gjatë të premtes. “Në këto vlera të rritjes, ne mendojmë që të ardhurat nga celularët do të mund të ishin më të larta sesa që paraqitet (nga reklamat) nga 2012-ta.”

Ajo rritje vetëm do të vazhdojë krahas ngritjes së hapësirës reklamuese të celularëve.

Si dëshmi për këtë, rrjeti për reklama për celularë, InMobi, shërbeu 112.5 miliardë përshtypje nga reklamat e celularëve përgjatë botës për çerekun e vitit që mbaroi në korrik, një rritje kjo prej 22% gjatë çerekut të kaluar. Ndërmarrja raportoi që rritja e smartphone-ëve është drejtuesi kryesor, duke paraqitur vlerën rritëse të reklamave të përparuara të telefonave nga 2 në 1. Kjo ndërmarrje tha që Android në fund të vitit do të jetë platforma kryesuese në reklamat për celularë.

Sipas Business Insider, Google është duke treguar rastin e qartë për atë se çfarë celularët do t’iu tregjeve të reklamimit dhe ndërmarrjet që nuk hidhen me fushata të celularëve do të mbesin prapa në shkretëtirë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>