Analiza

Rritja e shpejtë e Instagram: Përdoruesit ndajnë 70 milion foto dhe video çdo ditë

Publikuar , 14 Dhjetor 2014
0
Rritja e shpejtë e Instagram: Përdoruesit ndajnë 70 milion foto dhe video çdo ditë

71d1dd11-23a6-4a95-b269-911cc9d85869-620x372Kur Facebook njoftoi se do të blinte Instagram për 1 miliard dollar në vitin 2012, aplikacioni për shpërndarjen e fotove ishte shkarkuar nga më shumë se 30 milion përdorues. Dy vite e gjysmë më vonë, ashtu siç edhe PCWorld Albanian iu ka lajmëruar aplikacioni numëron 300 milion përdorues aktivë.

Ky detaj u zbulua në blogun e Instagram, së bashku me një njoftim shtesë ku thuhej se aplikacioni do të ofronte simbolet e verifikimit për profilet e njerëzve të famshëm, yjeve të futbollit dhe markave.

Këto të dhënat na tregojnë qartësisht se Instagram tashmë është më i madh se Twitter për nga numri i përdoruesve ku rrjeti social i cicërimave numëron vetëm 285 milion përdorues aktive dhe përdoruesit e Instagram ndajnë 70 milion foto dhe video çdo ditë. Instagram mbetet pas Facebook Messenger (500 milion përdorues), WhatsApp (600 milion përdorues) dhe Facebook (1.1 miliard përdorues). Në muajin korrik, ekzekutivi i Facebook zbuloi se 70 % e përdoruesve të Instagram tashmë shpenzonin 21 minuta në ditë duke shfletuar brenda aplikacionit. Instagram mbërriti në iPhone në tetorin e 2010 përpara se të debutonte në Android gjatë prillit të 2012. Kjo solli një rritje të shpejtë e vërtetuar nga numri prej 100 milion përdorues aktivë në shkurt të 2013. Në muajin mars të këtij viti, rrjeti social i shpërndarjes së fotove arriti në 200 milion përdorues. Iu deshën vetëm 9 muaj për të shtyrë këto shifra drejt 300 milion përdoruesve.

70 % e përdoruesve jetojnë jashtë SHBA-ve. Simboli i ri i verifikimit që mendohet të implementohet është i ngjashëm me ato simbole që kemi parë në Facebook dhe Twitter. Këto simbole do të verifikojnë autenticitetin e profileve dhe figurave publike duke ndihmuar përdoruesit të shmangin profilit e rreme.

LEXO EDHE:  Instagram publikon gabimisht stilin e ri të navigimit

Instagram është munduar të bëjë para duke shitur reklama, ku të parat e këtij lloji u shfaqën në fund të vitit të shkuar në SHBA dhe tashmë edhe në Britani në Shtatorin e këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>