Analiza

Rritja e vlerës së Bitcoin? Investitorët optimistë por vetëm në një periudhë afatgjatë

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Qershor 2020
0
Pritshmëritë ishin për rritje të menjëhershme të vlerës së kriptomonedhës më të madhe në botë pasi dy ndryshimet e kaluara teknike kishin pasur efekt pozitiv në çmimin e bitcoin. Rritja e vlerës së Bitcoin? Investitorët optimistë por vetëm në një periudhë afatgjatë

Investitorët të cilët kanë pritur një rritje të menjëhershme të çmimit të bitcoin pasi kaloi nëpër një ndryshim teknik 3 javë më parë që reduktoi shpërblimin për monedhat e reja të gërmuara mbase duhet të prisni edhe ca muaj ose vite që dëshira e tyre të realizohet.

Vlera e bitcoin ka ndryshuar pak që kur kaloi nëpër përgjysmimin e shpërblimit më 11 Maj që reduktoi nga 12.5 në 6.25 bitcoin për çdo bitcoin të ri të gërmuar.

Pritshmëritë ishin për rritje të menjëhershme të vlerës së kriptomonedhës më të madhe në botë pasi dy ndryshimet e kaluara teknike kishin pasur efekt pozitiv në çmimin e bitcoin.

Kriptomonedha është rritur me 11% që atë ditë por ka pasur më shumë ditë në rënie sesa në ngritje dhe analistët thanë se momenti i krijuar nga ky ndryshim ka shfaqur trend negativ. Nga Janari deri në ditën e përgjysmimit, vlera e bitcoin ishte rritur me 40%.

Ditën e Enjte bitcoin këmbehej me 9,783 dollarë. Kaloi kufirin 10,000 dollarë por u tërhoq pasi u ballafaqua me një nivel të egër rezistence. Në këto moment në bursën e Bitstamp këmbehet me 9,678 dollarë.

Analistët parashikojnë në terma afatshkurtër shitjet të kriptomonedhës dhe përtej kësaj pritet rritje e çmimit. Përgjysmimi i parë në Nëntor të 2012 shkaktoi një rritje masive në 12 muaj nga 10 dollarë në 1,160 dollarë.

Përgjysmimi i dytë ishte rritje me 300% nga 650 dollarë në 2,800 dollarë për të njëjtën periudhë kohore. Sipas analistëve mund të duhen 12 muaj për të kuptuar trendin e vërtetë. Përgjurmimi i shpërblimi jo vetëm që ka ndikuar në furnizimin e bitcoin por edhe rritur kohën që duhet për gërmuesit të gërmojnë një bitcoin.

LEXO EDHE:  Koronavirusi mund të shtyjë debutimin e iPhone?

Investitorët i kanë varur shpresat edhe tek mbështetja dhe kërkesa institucionale për rritjen e çmimit të bitcoin. Transfertat në bitcoin mes menaxherëve të aseteve kriptografike kanë vijuar normalisht edhe në mesin e pandemisë së koronavirusit.

James Wo, ekzekutiv i Digital Finance Group, një fond 500 milionë dollarë blockchain dhe asetesh kriptografike, e lidh bitcoin me arin dixhital.

“Bitcoin ka potencial për tu rritur,” tha Wo. “Ari është një aset me vlerë prej 8 trilionë dollarësh ndërsa bitcoin më pak se 200 miliardë dollarë. Ajo çfarë kriptomonedha ka nevojë është adoptimi në masë. Njerëzve u duhet kohë për ta kuptuar dhe besuar tek kjo monedhë,” tha Ai.

Micheal Sonnenschein, një menaxher i Grayscale me asete kriptografike prej 4 miliardë dollarësh, tha se që nga Prilli, fondi i investimeve në bitcoin të firmës është rritur në 3.5 miliardë dollarë në 2 Qershor nga  miliardë dollarë që ishte në fund të tre mujorit të parë.

“Ekziston interes për të investuar në monedha dixhitale sidomos në momente paqartësie siç ishte pandemia, tensionet politike dhe stimuli financiar i pompuar në ekonominë globale,” tha Ai. /PCWorld Albanian