Softuer

Rrjedhin detajet e para mbi androidin e Sony Ericsson

Publikuar , 09 Korrik 2009
0
Rrjedhin detajet e para mbi androidin e Sony Ericsson

Me emër të koduar “Rachel”, celulari do të futej në linjën XPERIA që okupohet vetëm nga X1, por do të kishte shpejtësi më të madhe.

Sikurse Toshiba TG01 i bazuar në Windows Mobile, androidi në fjalë do të ketë procesor të rangut të lartë Qualcoom Snapdragon me 1 GHz në zemrën e tij, dhe gjithashtu do të mund të garojë me iPhone 3G S përmes aftësive të “jashtëzakonshme” grafike 3D.

Pajisja minimaliste gjithashtu do të mund të qëndrojë edhe në maje të shumë aspekteve tjera, me një kamerë 8 megapikselëshe me autofokus, 3G deri në 7.2 MBps dhe përmes ekranit vërtetë të madh. Pa një pamje prej ndërfaqes, është e paqartë nëse do të përcjellet modeli i X1-it drejt Rachel-it, apo nëse do të ketë ndërfaqe tjetër nga Sony Ericsson. Sidoqoftë, kompania më herët ka bërë të ditur se do të jetë i pari celualrë që do të ketë Android 2.0 dhe shumë veçori tjera të lidhura me të.

Nuk është dhënë ndonjë detaj mbi datën e paraqitjes, por Sony Ericsson jo zyrtarisht ka bërë të ditur se do të lëshohet dikur ka fundi i këtij viti.

LEXO EDHE:  Aplikacioni Gmail pasurohet me tre funksione elegante

Lajmet e fundit>