Harduer

Rrjedhin informacionet zyrtare të Galaxy S21 pak ditë përpara debutimit

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Dhjetor 2020
Raporti thotë se Galaxy S21 do të vijë me ekran me rezolucion 2400x1080 ndërsa S21 Plus me rezolucion 3200x1440 piksel. Telefonët kanë densitet pikselësh prej 421 dhe 394 ppi respektivisht me ekrane 6.2-inç hde 6.7-inç. Rrjedhin informacionet zyrtare të Galaxy S21 pak ditë përpara debutimit

Në ditët e para të Janarit pritet që Samsung të prezantojë flagshipin e parë të vitit 2021, Galaxy S21. Kaq pranë datës së prezantimit nuk ka sesi të mos kemi raporte e informacione të reja çdo ditë rreth telefonëve.

Një informacion i fundit që vjen nga WinFuture për telefonin që do të prezantohet më 14 Janar, nuk lë shumë hapësira për imagjinatë.

Raporti thotë se Galaxy S21 do të vijë me ekran me rezolucion 2400×1080 ndërsa S21 Plus me rezolucion 3200×1440 piksel. Telefonët kanë densitet pikselësh prej 421 dhe 394 ppi respektivisht me ekrane 6.2-inç hde 6.7-inç.

Të dy panelet kanë frekuencë rifreskimi prej 120Hz.

Në lidhje me harduerin e kamerës, raporti thotë se S21 dhe S21 Plus do të kenë thuajse sistem të ngjashëm me S20 dhe S20 Plus: një sensor 12-megapiksel kryesor 26mm me stabilizim optik, një me kënd super të gjerë 12-megapiksel dhe një 10 megapiksel kamër selfie.

Ajo që do të ndryshojë është kamera telefoto e cila është në madhësi sensori më e vogël por ruan megapikselët prej 64.

Përtej kamerave, S21 vjen me procesorin Snapdragon 888 ose Exynos 2100 me 8GB RAM dhe 128 ose 256GB memorie. Të dy modelet përfshijnë 5G. Çmimet sipas WinFuture janë 840 euro për S21 dhe 1049 euro për S21 Plus. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Smartfonët Samsung marrin përditësimin e pazakontë