Siguri

rrjeta.org ofron 100MB falas hapësirë interneti

Publikuar , 17 Shkurt 2010
0
rrjeta.org ofron 100MB falas hapësirë interneti

rrjeta.org që nga viti 2006 është në shërbim për të gjithë shqiptarët dhe ka zgjidhur dhe ndihmuar më shumë se 4000 probleme të ndryshme për shfytëzuesit e saj, duke u ofruar të gjithëve një ndihmë falas pa kurrfarë interesi, vetëm e vetëm në shërbim të përparimit të informatikës dhe teknologjisë shqiptare.

Një ndër avantazhet kryesore të rrjeta.org – Informatika Shqiptare është se që nga fillimi i themelimit i saj kjo web faqe është marrë me sigurimin virtual, domethënë me sigurimin e kompjuterëve, web faqeve, serverëve etj. Në këtë mënyrë, rrjeta.org mori një iniciativë që të kontrollojë thuajse të gjitha web faqet shqiptare, kryesisht ato më të njohurat, dhe t’i paralajmërojë për mungesën e sigurisë apo për ndonjë “bug”. Në këtë mënyrë, rrjeta.org është duke kontribuuar për të gjitha web faqet shqiptare, që webmasterët të bëjnë arnimet e nevojshme për një web faqe më të sigurt.

Sigurisht që për të gjithë fillimi i një projekti është i vështirë dhe nuk ekziston mbështetja, ndoshta nganjëherë sepse shumëkush nuk e vlerëson punën e tjetrit aq sa vlen. Edhe rrjeta.org pati një fillim të vështirë.

Në qoftë se ende po pyesni veten në keni nevojë për webfaqe, duhet të keni parasysh se një kompani pa webfaqe është kompani pa kartëvizitë. Në kohën e sotme kur ekstremiteti i botës rritet shpejt në biznesin e komunikimit në internet, çdo kompani e suksesshme dhe që synon të jetë e suksesshme duhet patjetër të marrë pjesë në këtë lloj mediumi, i cili është i pranishëm 24 orë në ditë dhe 365 ditë në vit. Të mos harrojmë se çfarë domethënieje ka një billboard i produkteve tuaja në linjë 24 orë dhe që nuk është i varur prej madhësisë së saj.
Pronarët që kanë biznese të vogla mund të shohin se investimi në kreativitet dhe pjesëmarrja në internet është një investim i cili do t’i rritë benificionet në të gjitha vitet e ardhshme. Gjithashtu dobia thelbësore në këtë biznes është se mund të ruhen shumë të holla, por gjithashtu edhe të rritet prodhimi dhe puna, pasi investimi në internet është marketingu më i lirë.

LEXO EDHE:  Hakerët Rusë kanë arritur të modifikojnë Chrome dhe Firefox

Siç e përmendëm edhe më lart, investimet për të paraqitur një biznes tuajin në internet janë shumë të lira dhe faqja rrjeta.org tani e tutje jua mundëson që të gjitha këto shërbime (hosting) t’i bëjë falas vetëm për ju.

Pse rrjeta.org e bën këtë gjë?

Qëllimi kryesor i këtij projekti të vetëfinancuar ishte që anëtarëve të rrjeta.org t’u ofrohej falas ky shërbim duke parë gjendjen financiare, pasivitetin dhe mosangazhimin për të investuar në këtë drejtim. Ishte një veprim i nevojshëm dhe shumë pozitiv dhe për këtë arsye drejtori i përgjithshëm i thehosting.me dhe webmaster i rrjeta.org, Luan Gjokaj, vendosi që ta ofrojë këtë shërbim falas për të gjithë shqiptarët.

Informacionet e web hosting që ofron falas rrjeta.org janë si më poshtë: 100 MB hapësirë në disk, trafik i palimituar, domain: emrijuaj.rrjeta.org ose nëse keni domain, aktualisht mund të hostojmë edhe domain tuaj që posedoni.
Rrjeta.org momentalisht ka në dispozicion 8 serverë, të cilët janë të vendosur në SHBA – Dallas në Softlayer Technologies Inc. Ata janë procesorë Quad Core (8) Xeon Harpertown – 2 x 12MB cache, hapësira në Hard Disk 4 – 12 TB dhe memorie me8 GB nga RAM secili.
Ky është me të vërtetë një financim i madh i kompanisë sepse një server i këtij lloji kushton afro 5000$. Por gjithë këtë punë kompania e bën vullnetarisht dhe sa u përket shpenzimeve, i përballon kompania sepse është e gatshme të sakrifikojë deri në fund. E, nëse këta serverë nuk mjaftojnë, ata premtojnë se do të bëjnë blerje të reja.

rrjeta.org – Informatika Shqiptare vërtet është duke bërë një lëvizje të admirueshme në web-in shqiptar duke ofruar gjithë këtë shërbim vullnetarisht për një përparim të informatikës dhe teknologjisë shqiptare.

LEXO EDHE:  Google Play Store përsëri lejon penetrimin e maluerëve kriptografike

Lajmet e fundit>