Blog

Rrjetet 5G do të kërkojnë karta të reja SIM

Publikuar , 16 Dhjetor 2018
0
SIMalliance thotë operatorët mund të përdorin tre tipe kartash SIM 5G: të përkohshme, të rekomanduar dhe të fuqisë së ulët. Rrjetet 5G do të kërkojnë karta të reja SIM

Ndërsa i afrohemi lançimit të modeleve të para të telefonëve me rrjet 5G, një shoqatë e cila përfaqëson 90% të industrisë globale të kartave SIM, bëri thirrje për adoptimin e një karte SIM 5G të re përpara lançimit të shërbimeve 5G.

Kjo shoqatë thotë se kartat e reja SIM nevojiten për të rritur sigurinë e rrjetit, privatësinë e përdoruesit dhe jetëgjatësinë e bateri për pajisjet e gjeneratës së re të rrjeteve mobile.

SIMalliance thotë operatorët mund të përdorin tre tipe kartash SIM 5G: të përkohshme, të rekomanduar dhe të fuqisë së ulët.

Kartat 5G “të përkohshme” do të përdoren për modelet e para të pajisjeve me 5G duke sjellë sigurinë të përkohshme ndërsa cilësia e shërbimit nuk do të ndryshojë. SIMalliance thotë se kjo tip karte do të përdoret vetëm në fazat e para të implementimit të rrjeteve.

Ndërsa karta e “rekomanduar” do të sjellë gjithë potencialin e standardit 5G. Ndërsa karta 5G me “fuqi të ulët” do të jetë alternativë e kartës së rekomanduar dizajnuar specifikisht për pajisjet e Internetit të Gjërave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një startup dërgoi internet me shpejtësi të lartë për herë të parë në Arktik

Lajmet e fundit>