Siguri

Rrjetet globale të kabllove janë të rrezikuara

Publikuar , 18 Maj 2010
0
Rrjetet globale të kabllove janë të rrezikuara

Kështu thekson një raport që vë në pah dobësitë e bizneseve anembanë botës që mund të jenë caqe të sulmeve nga sabotues, pirat dhe hajdut, në kabllot komunikuese të vendosura në thellësi të deteve.

Lidhjet ndërkombëtare dhe telefonike janë pothuajse tërësisht të varura në grupet e fibrave optike të kabllove që janë të shpërndara në oqeane. “Më shumë se 99 për qind e trafikut ndërkombëtar të të dhënave përcillet përmes kabllove nënujore, në vend të satelitit” tha Alan Mauldin, një analist pranë Telegeography Research, një kompani hulumtuese e tregut me bazë në Nju Jork.

“Njerëzit nuk kuptojnë rolin e madh të këtyre kabllove. Është koha që ata të kuptojnë këtë” tha Karl Rauscher, ish inxhinier pranë Bell Labs i cili ka përfunduar raportin për “Institute of Electrical and Electronics Engineers’ (IEEE)”, i cili u prezantua në “Worldwide Cybersecurity Summit” në Dallas, gjatë javës së kaluar.

Numri i madh i kabllove që kalon përmes pikave kontrolluese, siç është Strait of Malacca afër Singapore, Luzon Strait mes Tajvanit dhe Filipineve, dhe Kanali i Suezit, janë veçanërisht të lëndueshme, thuhet në raport. Canal,

Ka raste kur këto kabllo janë të dëmtuar nga anijet peshkuese në ato zona. Madje ka raste kur edhe ato vidhen sepse përmbajnë metal të çmueshëm. Por aktiviteti në rritje e sipër i piratëve Somalez ka shtyrë që kabllot e parapara për tu vendosur në mes Kenisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të shtyhen për 200 km në lindje.

Madje në raport thuhet se nuk janë në rrezik vetëm rrjetet, por edhe anijet e specializuara për riparim.

Raporti i IEEE bënë thirrje për vendosjen e kabllove të reja në rrugë të ndryshme për të ofruar përkrahje për pikat kritike. Kjo veçse ka filluar në lindje të Mesdheu, ku më vonë gjatë këtij viti pesë kabllo të reja do të ofrojë opsione për ridrejtim të trafikut. Këto janë duke u vendosur si rrjedhojë e thyerjeve të vazhdueshme të lidhjeve mes Evropës dhe Lindjes së mesme.

LEXO EDHE:  Gazetaret femra në Ballkan përballen me abuzime online

Raporti propozon vendosjen e një trupi global për të udhëhequr industrinë nënujore të kabllove. Megjithatë, konkurrenca mes operatorëve komercial mund të paraqitet si pengsë, theksoi Maludin. “Ata nuk pëlqejnë të shkëmbejnë informata” deklaron ai.

Paolo Rosa pranë Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimit në Gjenevë të Zvicrës, ka përkrahur idenë e një trupi global. Ai thekson se kjo do të ishte një ndihmë e veçantë për të ndihmuar zhvillimin e shteteve.

Lajmet e fundit>