Ja se si

Rrjetet Kompjuterike LAN dhe WAN – Ku qëndron ndryshimi?

Publikuar , 30 Dhjetor 2008
0
Rrjetet Kompjuterike LAN dhe WAN – Ku qëndron ndryshimi?

LAN (Local Area Networks) apo rrjetet kompjuterike të hapësirave lokale, në të cilat kompjuterët e lidhur mes tyre ndodhen në një hapësirë relativisht të vogël, siç është hapësira e një ndërtese, uzine apo edhe ndërtesë universiteti. Zakonisht, për këtë lloj rrjeti, si medium i transmetimit të të dhënave përdoren kabllot me çift e të përdredhura dhe ato koaksiale. Zakonisht, pajisjet dhe mediumet për transmetim janë pronë e një organizate.

WAN (Wide-Area Networks) apo rrjete kompjuterike të hapësirave të gjera, që kryesisht lidhin kompjuterët që ndodhen në territorin e një qyteti, lokaliteti, apo edhe kontinenti. Këto rrjete lidhin kryesisht shumë rrjete të vogla lokale, duke mundësuar komunikimin mes rrjeteve që nuk ndodhen në hapësire të njëjtë gjeografike. Shembulli më i mirë i rrjeteve kompjuterike të hapësirave të gjera padyshim është Interneti. Zakonisht, për këtë lloj rrjeti, si medium për transmetimin e të dhënave përdoren linjat telefonike, linjat satelitore komerciale dhe linjat optike. Për dallim nga rrjetet e hapësirave lokale, infrastruktura për transmetimin e të dhënave në largësi te rrjetet kompjuterike të hapësirave të gjera, posedohet nga disa korporata të mëdha. Çdo kompjuter i lidhur në LAN apo WAN paraqet të ashtuquajturën nyje dhe ka mundësi qasjeje te dokumente ose pajisje në çdo nyje të LAN-it. Pra kjo është njëra ndër përparësitë e rrjeteve, sepse një numër i madh nyjesh mund të kenë akses te pajisjet me vlerë si: printerat ose ploterat, apo edhe vete të dhënat. Ekzistojnë disa lloj protokollesh komunikuese që kanë gjetur zbatim në rrjetet kompjuterike të hapësirave lokale, nga të cilët, në platformën e PC-ve më i njohuri është Ethernet. Protokollin e komunikimit Ethernet e ka zhvilluar kompania Xerox. Ky protokoll bazohet në principin e punës që mundëson shfrytëzimin e mediumit nga shumë përdorues në të njëjtën kohë, gjë që mund të zgjerohet nga cilado anë e rrjetit. Zakonisht te kjo teknologji komunikuese përdoret mediumi i përbashkët në të cilin mund të lidhen përdoruesit nga cilado anë e rrjetit. Kështu, mes të dy kompjuterëve në rrjet ekziston vetëm një rrugë lidhëse. Një ndarje tjetër e rrjeteve kompjuterike është sipas topologjive, e cila është e lidhur njëkohësisht edhe me principin e punës. Sipas kësaj ndarje ekzistojnë disa lloje, por ne do të përmendim vetëm dy:

LEXO EDHE:  Shërbimi i transferimit të të dhënave Firefox Send mbërrin në Android

P2P (Peer-to-peer) apo rrjeti kompjuterik nga nyja në nyje, paraqet rrjetin te i cili të gjitha nyjet pjesëmarrëse në rrjet ndajnë të drejtat të barabarta, çka do të thotë se nuk janë të radhitura në mënyrë hierarkike dhe secila nga këto nyje mund të jetë klient ose server.

CLIENT/SERVER APO RRJETI KOMPJUTERIK KLIENT/SERVER, paraqet rrjetin te i cili një ose më shumë se një nyjeje i ndahet roli i serverit p.sh: njëra nyje i shërben nyjeve të tjera në rrjet. Kompjuterët server zakonisht janë makina të forta harduerike dhe kjo për faktin që duhet t’u shërbejnë një numri të madh kompjuterësh në rrjet dhe pothuajse të gjitha kërkesat për komunikim kalojnë përmes tyre.

Lajmet e fundit>