Biznes

Rrjetet kriminale pastruan 8.6 miliardë dollarë në kriptomonedha në 2021

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Janar 2022
Pjesa më e madhe e kriptomonedhave pastrohen përmes disa bursave të preferuara nga kriminelët dhe mbyllja e tyre do të kishte një efekt të madh. Rrjetet kriminale pastruan 8.6 miliardë dollarë në kriptomonedha në 2021

Kriminelët kanë pastruar 8.6 miliardë dollarë në kriptomonedha në 2021, një rritje me 30% krahasuar me një vit më parë raportoi kompania e të dhënave blockchain Chainalysis.

Kompania më përpara kishte parashikuar transferim parash mes rrjeteve kriminale prej 14 miliardë dollarëve në kriptomonedha në 2021.

Chainalysis gjurmon portofolët e kriptomonedhave të kontrolluara prej kriminelëve si sulmuesit me ransomware, operatorët e maluerëve, mashtruesit, trafikantët e qenieve njerëzore, operatorët e tregjeve të zeza dhe grupet terroriste.

Pjesa më e madhe e kriptomonedhave pastrohen përmes disa bursave të preferuara nga kriminelët dhe mbyllja e tyre do të kishte një efekt të madh.

Sipas një raporti të fundit të Europol, rrjetet kriminale kanë adoptuar kriptomonedhat për pastrim parash në shkallë të gjerë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Njeriu që pretendon se është krijuesi i Bitcoin fiton betejën gjyqësore