Blog

Rrjetet sociale alternative të Facebook

Mar 23 2018
0 Shpërndarje
Pa dyshim, kjo mund të paraqesë një problem për njerëzit që ende duan të qëndrojnë të lidhur me miqtë dhe familjen, por ndjejnë se Facebook nuk është më një vend i sigurt ose i besueshëm për ta bërë këtë. Fatmirësisht, ekzistojnë alternativa Rrjetet sociale alternative të Facebook

Facebook  duket se po kalon një javë të vështirë. Rrjeti social më i madh në botë është nën akuzë për lejimin e përdorimit të të dhënave personale  të përdoruesve për reklama politike që mund të kenë ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016.

Pa dyshim, kjo mund të paraqesë një problem për njerëzit që ende duan të qëndrojnë të lidhur me miqtë dhe familjen, por ndjejnë se Facebook nuk është më një vend i sigurt ose i besueshëm për ta bërë këtë. Fatmirësisht, ekzistojnë alternativa. Le të hedhim një vështrim se si mund t’ia dilni pa një llogari në Facebook.

Facebook Messenger

Në të vërtetë, Messenger është krejtësisht i ndryshëm nga Facebook.Dhe nëse është ndër mjetet tuaja të preferuara për të komunikuar me miqtë dhe familjen, ka  një lajm të mirë: Dorëheqja nga  Facebook nuk do të thotë që ju gjithashtu duhet ta lini Messenger-in. Në të vërtetë, sipas FAQ-ve të Facebook-ut, Messenger do të vazhdojë të punojë edhe nëse e çaktivizoni llogarinë tuaj në Facebook. Kjo do të thotë që mund të vazhdoni të shkruani, të telefononi, të paguani dhe të luani lojëra me të gjitha kontaktet e tuaja.

Twitter

Twitter është njësoj si Facebook, me postime të kufizuara deri në 280 karaktere (kohët e fundit u zgjerua nga 140) dhe me  fokus në hashtagging dhe jo në etiketimin e njerëzve.Sidoqoftë, ju mund ta përdorni atë për të shpërndarë përditësime, fotografi, sondazhe dhe më shumë me njerëzit që njihni, dhe është një burim i mirë për lajmet më të fundit – megjithëse Twitter ende nuk ka marrë hapa të vërtetë për të luftuar lajmet e rreme.

Path

Ashtu si Instagram, është një aplikacion, që nuk funksionon në shfletuesit e desktopit. Ndryshe nga Instagram, është projektuar më pak për ndjekjen e një numri të madh njerëzish dhe më shumë për bashkëveprimin me grupet personale.Për këtë qëllim, Path ju fton për të ndarë jo vetëm përditësimet, fotografitë dhe gjëra të të ngjashme, por edhe mendimet, gjetjet e blerjeve dhe mediat më të fundit që po konsumoni. Mund të lejoni edhe rrethin tuaj të dijë kur të shkoni në shtrat dhe kur zgjoheni.

Raftr

Raftr është më tepër për interesat e përbashkëta, sesa për miqësi, secila prej të cilave mund të jetë pika e nisjes së një  bisede. Shërbimi është i disponueshëm në shfletues desktop dhe celular, por ka edhe një aplikacion iOS. Raftr mbledh një sasi minimale të informacionit personal kur ju regjistroheni për një llogari. Të gjitha të dhënat personale përdoren vetëm për “qëllime të brendshme të kompanisë”, sipas politikës së privatësisë së Raftr dhe çdo gjë që ndahet me shitësit nuk do të kishte “informacion personalisht të identifikueshëm për përdoruesit”.

Vero

Vero bën para nga abonimet, jo reklamat. Kjo do të thotë që ju do të keni vetëm një rrjet social pa reklama.Sa i përket të dhënave tuaja personale, Vero thotë se do ta ndajë atë vetëm në “rrethana të kufizuara”, siç është kur kërkohet të bëhet një blerje (rrjeti përfshin një platformë blerjeje) ose kur ka një kërkesë ligjore për ta bërë këtë.

Vero fillimisht ishte planifikuar t’i jepte 1 milion përdoruesve të saj të parë një abonim “falas për gjithë jetën”, por për shkak të ndërprerjeve të shërbimit si pasojë  e fluksit të madh të regjistrimeve të reja, kompania ka zgjeruar atë ofertë për të gjithë vizitorët – për një kohë të kufizuar. Çmimi për modelin përfundimtar të abonimit ende nuk është shpallur. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>