Siguri

Rrjetet sociale në telashe më të mëdha me privatësinë

Publikuar , 23 Maj 2010
0
Rrjetet sociale në telashe më të mëdha me privatësinë

Sipas një raporti nga Wall Street Jorunal, Facebook së bashku me MySpace, Digg dhe një mori faqesh tjera të rrjeteve sociale, kanë shkëmbyer të dhëna personale të përdoruesve me reklamues pa njohurinë dhe dijeninë e përdoruesve.

Të dhënat e shkëmbyera përfshijnë emra, ID të përdoruesve dhe informata tjera të mjaftueshme për të mundësuar që kompanitë reklamuese si DoubleClick, pronë e Google, të identifikojnë profile të ndryshme të përdoruesve.

Disa prej faqeve në fjalë, duke përfshirë MySpace dhe Facebook, kanë ndalur shkëmbimin e të dhënave pasi Journal u ka bërë pyetje rreth kësaj pune.

Shkëmbimet e të dhënave për herë të parë u kuptuan nga hulumtuesit prej Institutit Worcester Polytechnic Institute dhe AT&T Labs, në gusht të vitit 2009.

Jo befasisht, Facebook duket të ketë shkuar më tej se faqet tjera, kur bëhet fjalë për shkëmbim të të dhënave. Kur përdoruesit e Facebook kanë klikuar në reklama që paraqiten në faqen e profitit, faqja kohë pas kohe do të ofronte të dhëna si emrin e përdoruesit prapa klikimit, si dhe faqen e profilit të përdoruesit nga ka ardhur klikimi.

“Nëse jeni duke shikuar në faqen e profilit tuaj dhe ju klikoni në një reklamë, ju po i thoni reklamuesve se kush jeni”, tha profesori Ben Edelman nga Harvard Business School, për Journal.

Reklamuesit e kontaktuar nga WSJ thonë se nuk janë në dijeni nga të dhënat shtesë dhe nuk përdorin diçka të tillë.

Facebook ka ndryshuar politikën e privatësisë disa herë gjatë historisë së saj, përmes lëvizjeve më të fundit për të hapur më shumë informata të përdoruesve para publikut, ka tërhequr kritika të ashpra nga publiku dhe ankesa nga FTC.\

LEXO EDHE:  Boeing riprogramon softuerët vdekjeprurës të 737 Max

Përdoruesit gjithashtu kanë pasur një kohë të vështirë edhe me lëvizjen nëpër të dhënat e privatësisë së kohës së Bizantinit, që ka irrituar mjaft shumë përdorues

Lajmet e fundit>