Lajmet

Rrjetet Wi-Fi nuk do të identifikohen më me 802.11 por me numra

Oct 4 2018
0 Shpërndarje
Sipas skemë së re 802.11ax do të bëhet Wi-Fi 6, Wi-Fi 5 përfaqëson 802.11ac dhe Wi-Fi 4 është 802.11n. Rrjetet Wi-Fi nuk do të identifikohen më me 802.11 por me numra

Në mënyrë të papritur Aleanca e Wi-Fi vendosi të braktisë emërtimin tradicional të teknologjive Wi-Fi 802.11 në favor të një skeme të bazuar në numra.

Sipas skemë së re 802.11ax do të bëhet Wi-Fi 6, Wi-Fi 5 përfaqëson 802.11ac dhe Wi-Fi 4 është 802.11n.

Aleancës janë dashur thuajse dy dekada për të aplikuar këtë ndryshim i cili do tua bëjë më të lehtë jetën konsumatorëve që nuk kuptojnë standardet e vjetra wireless.

Standardi i ardhshëm 802.11ax do të jetë 30% më i shpejtë sesa 802.11ac dhe do të aprovohet vitin e ardhshëm.

Së bashku me emërtimet e reja, Aleanca Wi-Fi prezantoi edhe ikonat që korrespondojnë me ta. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>