Lajmet

Rrjeti social Ask.fm prezanton politika të reja sigurie

Publikuar , 22 Gusht 2013
0
Rrjeti social Ask.fm prezanton politika të reja sigurie

ask.fmAsk.fm, rrjeti social ku përdoruesit pyesin njëri – tjetrin në mënyrë anonime, ka bërë disa ndryshime në politikat e tij të sigurisë duke marrë shkas nga rastet e fundit të ngacmimeve.

Kompania tha se do të përkushtohet në studimin e përmbajtjes së raportuar brenda 24 orësh dhe do të punësojë më shumë staf për ti përfunduar këto detyrime, përfshirë këtu edhe një oficer sigurie.

Gjithashtu do të krijojë edhe një buton të veçantë për të raportuar përmbajtje të dyshimta ngacmimi krahas butonave “kode dashakeqëse”, “gjuhë urrejtjeje”, “dhunë”, “përmbajtje pornografike”.

Ask.fm planifikon gjithashtu të ndërmarrë një veprim duke eliminuar të gjithë përdoruesit e paautorizuar apo të paregjistruar duke e bërë të pamundur për ta të aksesojnë faqen vetëm nëse kanë një adresë e-maili të kërkuar për regjistrim. Ndryshimet do të shfaqen në shtator. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  E bujshme, Apple dhe Qualcomm "ulin" armët

Lajmet e fundit>