Lajmet

Rrjeti social Twitter bëhet me pagesë

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Qershor 2021
Lançimi i kufizuar është bërë me qëllim që kompania të kuptojë më mirë çfarë konsumatorët kërkojnë. Rrjeti social Twitter bëhet me pagesë

Twitter vendosi lançimin e një shërbimi të ri quajtur Twitter Blue, dhe fillimisht do të jetë i disponueshëm në Kanada dhe Australi.

Shërbimi me pagesë sjell funksione të avancuara si undo tweet, bookmarks dhe një modalitet leximi tha rrjeti social.

Lançimi i kufizuar është bërë me qëllim që kompania të kuptojë më mirë çfarë konsumatorët kërkojnë.

Por rrjeti social tha se shërbimi pa pagesë do të mbetet në platformë dhe varianti nuk është ndërtuar për të cenuar funksionalitetin e shërbimit falas.

Ky shërbim kushton 2.99 dollarë. Twitter tha gjithashtu se përdoruesit do të kenë akses në funksione të përshtatjes së eksperiencës që nga ikonat tek ngjyrat.

Ata që zgjedhin shërbimin me pagesë do të kenë një mbështetje të dedikuar konsumatori ndërsa funksionet e avancuara vinë si kërkesë nga vetë përdoruesit.

  • Bookmarks – ndihmojnë përdoruesit të ruajnë dhe organizojnë cicërimat
  • Undo tweet – përdoruesit kanë 30 sekonda kohë pas postimit që të korrigjojnë gabimet e bëra gjatë postimit të një cicërime
  • Reader mode – cicërima shndërrohen në tekst më të lehtë për tu lexuar

Ky shërbim nuk përfshinë etiketën blue të verifikimit të profilit. Ajo çfarë Twitter bëri sot është një territor i ri dhe ideja se dhe Facebook një ditë do të kërkonte një tarifë nxiti një panik në mesin e përdoruesve. Mbetet për tu parë sesi do të reagojnë ndaj Twitter. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Twitter bën gatin kopjen e Clubhouse

Tags >

Twitter