Lajmet

Rrjeti social Twitter jashtë shërbimi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Tetor 2019
0
Problemi prek edhe mesazhet direkte. Ndërprerja e fundit vjen pas një goditje të rëndë që mori në Korrik Twitter. Rrjeti social Twitter jashtë shërbimi

Nuk jeni vetëm ju sepse rrjeti social Twitter ka rënë. Përdoruesit e rrjetit social në Azia dhe Evropë po raportojnë probleme që nga publikimi i cicërimave tek shikimi i përmbajtjeve.

Në mesin e problemeve të raportuara janë pamundësia për të publikuar disa lloje përmbajtjesh si anketat dhe fotot e videot.

Të tjerë thonë se nuk shohin dot replikat ndaj cicërimave. Disa të tjerë raportojnë probleme me aplikacionin desktop por jo ato mobile.

Më përfaqësues i kompanisë konfirmoi problemet dhe tha se për çdo informacion përdoruesit të orientohen në profilin @TwitterSupport.

Problemi prek edhe mesazhet direkte. Ndërprerja e fundit vjen pas një goditje të rëndë që mori në Korrik Twitter.

Atë kohë rrjeti social nuk aksesohej prej mëse 1 ore dhe kompania tha se ka të bëjë me një konfigurim të gabuar në rrjet.

Kujtojmë se stili i ri dizajnit të Twitter nuk është pritur mirë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zbulohen katër portofolë të rremë kriptomonedhash në Play Store

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>