Siguri

Rrjeti kompjuterik i BE-së vë në rrezik të dhënat private

Publikuar , 08 Shkurt 2010
0
Rrjeti kompjuterik i BE-së vë në rrezik të dhënat private

Shifra ishte shpallur në një dokument të Këshillit të Bashkimit Evropian, që shqyrtoi propozimet për krijimin e një agjencie të re, bazuar në Francë, që do të menaxhojnë shumicën e të dhënave të përbashkëta të 27 vendeve anëtare të BE-së. Por numri tepër i madh pikave hyrëse në Sistemin Informativ Shengen (SIS) – që përmban informacion lidhur me statusin e imigracionit, urdhër arresti, shënime në kompjuterët e policisë kombëtare dhe një mori të dhënash personale – ka shkaktuar shqetësime për sigurinë e të dhënave.

Statewatch, një grup që monitoron liritë e civilëve në Evropë, tha se ishte në dijeni për një rast në Belgjikë, ku informatat personale të nxjerra nga sistemi nga një zyrtar, ishin shitur për një grup të organizuar kriminal.

“Është e ditur se sa më shumë të jenë në numër pikat e qasjes, më i madh është numri i njerëzve që kanë qasje dhe ka më shumë mundësi që të dhënat të vendosen gabimisht, të humben apo të arrihen në mënyrë të paligjshme,” tha Toni Bunyan, drejtor i Statewatch. “Ideja se bazat e mëdha të të dhënave mund të jetë tërësisht të sigurta dhe se privatësia mund të garantohet, është e gabuar.”

Zgjerimin i shpejtë i BE-së ka luajtur një pjesë të rëndësishëm në rritjen e madhësisë së rrjetit. Sipas dokumenteve zyrtare në vitin 2003, kanë qenë 125.000 terminale kompjuterësh të shpërndarë nëpër BE me qasje në sistem. Por me zgjerimin e BE-së, numri i terminaleve të kompjuterëve me qasje në sistem është rritur në mënyrë dramatike.

Ndërkohë që SIS lavdërohet nga mbështetësit e saj se ka ndihmuar në ndjekjen e kriminelëve dhe imigrantëve të paligjshëm, ka shqetësime se të dhënat personale që ka mund të jenë të paçmueshme për keqbërësit.

LEXO EDHE:  Një problem sigurie në Bluetooth ekspozon vendndodhjen tuaj

Lajmet e fundit>