Blog

Rruga e Qumështit nuk është e rrafshët

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Gusht 2019
0
Sot për astronominë është sfidë më vete për të bërë observime direkte me mjetet që kanë në shërbim prandaj shumica e matjeve bëhen në mënyrë indirekte. Rruga e Qumështit nuk është e rrafshët

Gjashtë vite në kërkim të yjeve të një kategorie tjetër kanë përfunduar me një model të ri 3D të përmirësuar të galaktikës sonë bazuar në observime direkte dhe jo teori.

Edhe pse askush nuk e ka besuar më parë që Rruga e Qumështit është e rrafshët, kurbat në skajet e saj sot janë detajuar si asnjëherë më parë.

Hulumtuesit e Universitetit të Varshavës në Poloni morën përsipër këtë sfidë kohë më parë me dëshirën për të monitoruar formën e galaktikës në mënyrë direkte.

Sot për astronominë është sfidë më vete për të bërë observime direkte me mjetet që kanë në shërbim prandaj shumica e matjeve bëhen në mënyrë indirekte.

Imagjinoni sikur ju dëshironi të dini distancën mes shtëpisë suaj dhe dyqanit dhe e vetmja mënyrë që keni është duke parë nga dritarja dhe përllogaritur bazuar në shpejtësinë mesatare të një personi sesa kohë duhet për të shkuar deri atje.

Gjithashtu hulumtuesit arritën të tregonin moshën e yjeve dhe të ofronin provë të qartë se formimi i tyre nuk është jo medoemos konstant por mund të ndodhë në hove. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Japoni, gati prova e parë e ashensorit të hapësirës

Lajmet e fundit>