Harduer

Rrugëtimi i Android drejt platformës mobile më popullore në botë

Sep 25 2018
0 Shpërndarje
Telefoni i parë Android kishte tastierë fizike por qasja e Google ndaj një platforme të hapur filloi të jepte frytet e para. Rrugëtimi i Android drejt platformës mobile më popullore në botë

10 vite më parë më 23 Shtator 2008, T-Mobile G1 i njohur si HTC Dream shënoi lindjen e Android.

Thuajse një vit pasi Apple kishte prezantuar iPhone, debutimi i Android nuk ishte aq spektakular sa telefoni i Apple.

Telefoni i parë Android kishte tastierë fizike por qasja e Google ndaj një platforme të hapur filloi të jepte frytet e para.

U deshën më pak se tre vite për tu bërë plaforma mobile numër një në botë.

Për herë të parë Android ishte prezent tek 1 miliardë pajisje në 2014-ën. Sipas Gartner shitjet e telefonëve Android ishte në shifrat e 1.3 miliardë vitin e kaluar.

Sistemi operativ mobil i Google zë 86% të tregut. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>