Lajmet

RTX 2050 është karta më e re grafike e Nvidia për laptopët

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Dhjetor 2021
Ampere është arkitektura e aplikuar në RTX 3050 dhe seritë e tjera RTX 30. RTX 2050 vjen me 2048 bërthama CUDA dhe 4GB GDRR6. RTX 2050 është karta më e re grafike e Nvidia për laptopët

Karta grafike e ardhshme për laptopët nga Nvidia, RTX 2050, nuk ngjan me diçka të re duke qenë se kompania aktualisht ka në shitje RTX 3050 dhe 3050 Ti të paktën prej një viti.

Por është e qartë se Nvidia nuk ka në plan të tërheqë seritë 20 të kartave grafike dhe RTX 2050 do të jetë e disponueshme tek laptopët duke filluar nga Pranvera e 2022.

RTX 2050 nuk është vetëm një copëz hardueri e vjetër sjellë nga varri, dhe ndryshe nga seritë e vjetra RTX 20, ka arkitekturën e re Ampere GA107 dhe jo Turing.

Ampere është arkitektura e aplikuar në RTX 3050 dhe seritë e tjera RTX 30. RTX 2050 vjen me 2048 bërthama CUDA dhe 4GB GDRR6.

Krahasuar me RTX 3050 me memorie 128-bit, RTX 2050 ka memorie vetëm 64-bit. Ajo çfarë Nvidia po synon me këtë kartë grafike është të ofrojë rritje performance krahasuar me GTX 1650 por të ruajë çmimet e ulëta.

Gjithashtu Nvidia prezantoi edhe çipet grafike të nivelit të ulët për laptopët, MX550 dhe MX570 por që nuk zbuloi detajet e tyre.

Në tërësi Nvidia tha se kanë më shumë bërthama CUDA dhe shpejtësi më të lata memorie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Celsius ju kushtoi konsumatorëve 350 milionë dollarë duke investuar në kriptoasete