Harduer

RTX 3080 Ti vjen në Prill me 12GB RAM

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Shkurt 2021
Një prej arsyeve pse ka më pak memorie është se Nvidia kërkon ta diferencojë nga modeli flagship RTX 3090 i cili ka arsye të kushtojë aq shumë. RTX 3080 Ti vjen në Prill me 12GB RAM

Lançimi i shumëpritur i GeForce GTX 3080 Ti mund të vijë vetëm në muajin Prill dhe me 12GB VRAM sipas një raporti të fundit.

Më përpara ishte përfolur për 20GB RAM në këtë kartë grafike, diçka që dukej e pabesueshme. Me 12GB RAM GDDR6X karta grafike do të ketë një kanal memorie prej 384-bit.

Gjithashtu karta ka në përbërje 10,240 bërthama CUDA ndërsa raporti i fundi është 95% i sigurtë se RTX 3080 Ti ka 12GB RAM.

Një prej arsyeve pse ka më pak memorie është se Nvidia kërkon ta diferencojë nga modeli flagship RTX 3090 i cili ka arsye të kushtojë aq shumë.

Pritshmëritë për RTX 3080 Ti janë të larta sidomos për ata që nuk duan të shpenzojnë në RTX 3090 por të kenë perfromancë të afërt me të.

RTX 3090 ka plot 24GB VRAM. Përballë AMD që dita ditës po rrit kapacitetin e memories RAM në kartat grafike, Nvidia po përpiqet të tregojnë se një sasi aq e lartë jo medoemos përkthehet në performancë.

10GB VRAM në RTX 3080 ka provuar se janë të mjaftueshme sot për çdo lloj loje dhe aplikacioni intensiv. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kompania e njohur për laptopët gaming prezanton modele për krijuesit