Harduer

RTX A6000 dhe A40 janë dy herë më të fuqishme se RTX 3090

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Tetor 2020
0
Gjithashtu kanë RAM më të ngadaltë GDDR6 krahasuar me GDDR6X. Ndërsa për RTX A6000 kompania thotë se është dy herë më e shpejtë se RTX 8000. RTX A6000 dhe A40 janë dy herë më të fuqishme se RTX 3090

Nvidia ka një zgjidhje për profesionistët për të marrë arkitekturën Ampere: RTX A6000 dhe A40. Janë dy karta të cilat me lehtësi thyejnë hegjemoninë e RTX 3090 me 10,752 bërthama CUDA dhe 48GB VRAM.

Ato vinë për të pasuar seritë RTX Quadro 8000 dhe 6000. Nuk dihet arsyeja pse Nvidia nuk ka përdorur brandimin Quadro kësaj here.

Kompania nuk hyri në detaje të frekuencave por mund ti shikoni si versione me të fuqizuara krahasuar me RTX 3080 dhe 3090. Modeli A40 ftohet në mënyrë pasive dhe ka frekuencë 14.5Gbps memorie.

Gjithashtu kanë RAM më të ngadaltë GDDR6 krahasuar me GDDR6X. Ndërsa për RTX A6000 kompania thotë se është dy herë më e shpejtë se RTX 8000.

Normalisht këto nuk janë karta për konsumatorët por janë opsione për ata që kërkojnë fuqi grafike për arsye profesionale. A40 do të jetë zgjidhje solidet për serverët. RTX A6000 deri në shitje në mesin e Dhjetorit ndërsa A40 vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nvidia shtyn debutimin e kartës grafike RTX 3070

Tags >

Nvidia