Ja se si

Ruani online muzikën me MP3tunes

Publikuar , 14 Nëntor 2008
0
Ruani online muzikën me MP3tunes

Pasi të keni ngarkuar koleksionin e këngëve, ju mund të futeni tek llogaria juaj nga çdo kompjuter i lidhur në internet dhe të dëgjoni këngët e preferuara. Zgjedhjet tuaja për dëgjim vijnë në një playlist të plota ose në miksime të gjeneruara automatikisht. Filloni duke u regjistruar për një llogari, e cila ju jep një locker(dollap) të MP3tunes. Pastaj shkarkojeni LockerSync 3.0 nga sektori i shkarkimeve tek MP3tunes. Ky program e mban të sinkronizuar librarinë tuaj lokale të muzikës, me librarinë online. Programi është i disponueshëm për Windows, Mac dhe Linux. Ju mund të vendosni që LockerSync të skanojë gjithë sistemin tuaj për muzikë, apo mund ta caktoni të monitorojë dhe sinkronizojë dosje të veçanta. Pastaj është vetëm çështje kohe, të prisni që programi të kopjojë këngët te serverat e MP3tunes. Për shkak të shpejtësisë së vogël për ngarkim tek shumica e ISP-ve, ngarkimi i koleksioneve të mëdha mund të zgjasë Fatmirësisht, pas ngarkimit fillestar, ngarkimet tjera pasuese do të shkojnë shumë më shpejt. Mund të filloni të transmetoni muzikë nga libraria juaj edhe kur ka në proces ndonjë ngarkim. Programi për dëgjimin e muzikës së MP3tunes mund të përdoret në dritaren e shfletuesit dhe ofron kontrollet e zakonshme, duke përfshirë modelet shuffle dhe repeat, si dhe një ndërtues të playlists. Gjithashtu, ka mundësinë e editimit të metadata të këngës. Edhe përkundër emrit të shërbimit MP3tunes nuk ju kufizon vetëm në skedarë të formatit MP3. Ky program mund të transmetojë shumicën e formateve audio të pambrojtura, duke përfshirë AAC, Ogg dhe WMA. MP3tunes ofron dhe një shtesë për shfl etues, e cila ju lejon të shtoni këngë drejt në librarinë tuaj online nga cilado faqe që përmban MP3.
më shumë se një ditë.

LEXO EDHE:  Çfarë duhet të dini dhe ja sesi të përdorni funksionin Instant Hostpot tek pajisjet Apple

Programi i MP3tunes ju lejon të transmetoni albume, librari
artistësh, playlists, apo miksime të ndryshme të këngëve.

Lajmet e fundit>