Lajmet

Rusia bllokon rrjetin social Facebook

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Shkurt 2022
Rrjeti social Facebook nuk ju përgjigj pretendimeve të Rusisë dhe as nuk foli rreth masave të marra ndaj mediave shtetërore në platformë. Rusia bllokon rrjetin social Facebook

Qeveria Ruse ditën e Premte tha se do të kufizonte pjesërisht aksesit në Facebook. Lajmi vjen pasi rrjeti social vendosi kufizime mbi katër media shtetërore si rrjeti televiziv Zvezda, agjencia e lajmeve RIA Novosti dhe uebsajtet Lenta.ru dhe Gazeta.ru.

Më 24 Shkurt autoriteti i komunikimeve elektronike Roskomnadzor kërkoi prej Meta që do të hiqte kufizimet e vendosura ndaj mediave Ruse duke kërkuar shpjegim për arsyet e bllokimit.

Rrjeti social Facebook nuk ju përgjigj pretendimeve të Rusisë dhe as nuk foli rreth masave të marra ndaj mediave shtetërore në platformë.

I qartë është fakti se kufizimet e aplikuara nga Meta shtrihen edhe tek whatsApp dhe Instagram. Ndërsa Rusia vazhdon me planet e saj të pushtimit të Ukrainës, mijëra Rusë kanë dalur në protesta kundër luftës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook shkon në gjykatë kundër individit që përvetësoi të dhënat e 178 milionë përdoruesve