Blog

Rusia bllokon rrjetin social Kinez WeChat

Publikuar , 08 Maj 2017
0
Shefi i Roskomnadzor tha se WeChat u bllokua sepse nuk kishte dhënë informacione të kontaktit për tu regjistruar në regjistrat Rusë të informacionit në internet. Rusia bllokon rrjetin social Kinez WeChat Photo Source: Bloomberg

Rusia bllokoi aksesin në rrjetin social Kinez WeChat zhvilluar nga Tencent për mosdhënie informacioni pranë autoriteteve Ruse të komunikimeve elektronike.

Aksesi në rrjetin social më popullor në Kinë është ndaluar që nga data 4 Maj sipas Roskomnadzor. Vitin e kaluar Rusia bllokoi gjithashtu rrjetin social Linkedin në pronësi të Microsoft për shkelje ligjeve vendase për privatësinë.

Shefi i Roskomnadzor tha se WeChat u bllokua sepse nuk kishte dhënë informacione të kontaktit për tu regjistruar në regjistrat Rusë të informacionit në internet.

Tencent ishte shprehur për agjencinë e lajmeve Reuters se ishte në bisedime për zgjidhjen e këtij ngërçi me autoritetet vendase.

WeChat lançuar në 2011-ën nuk është një prej shërbimeve më popullore në Rusia. Mail.ru, WhatsApp dhe Viber janë disa prej platformave më popullore të komunikimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rusia padit Google për shkeljen e ligjeve të vendit

Lajmet e fundit>