Blog

Rusia do të “shkëputet” nga interneti

PCWorld Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Shkurt 2019
0
Normalisht Rusët nuk do të humbasin aksesin në internet por plani është për ndryshimin e menaxhimit të trafikut të internetit. Rusia do të “shkëputet” nga interneti

Ndërsa Rusia ka përdorur internetin për të avancuar interesat e saj, në të njëjtën kohë ndihet e kërcënuar nga taktikat e vendeve të tjera dhe për këtë është përgatitur të shkëputet nga interneti.

Normalisht Rusët nuk do të humbasin aksesin në internet por plani është për ndryshimin e menaxhimit të trafikut të internetit.

Lëvizja është menduar prej vitesh dhe duhet të mbrojë Rusinë nga sulmet kibernetike. Operatorët e Ofrimit të Shërbimeve të Internetit (ISP) në rajon kanë nisur testimet me sistemin e ri i cili do të ridrejtojë trafikun e uebit në Rusi në pikat e shkëmbimit të kontrolluara nga agjencia e komunikimeve elektronike Ruse Roskomnazor.

Një datë testimi ende nuk është vendosur por supozohet të ndodhë para datës 1 Prill 2019. Ky Program i Ekonomisë Dixhitale siç Rusia e ka quajtur do të zhvillojë sistemin vetjak DNS.

Sipas BBC-së Rusia kërkon që i gjithë trafiku i internetit të kalojë nëpër rrjetin e saj privat duke krijuar një sistem të ngjashëm me Kinën.

Kështu Rusia mund të bllokojë uebsajte dhe të monitorojë e censurojë internetin, njëkohësisht duke ruajtur mundësinë e funksionalitetit të sitemeve të tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Vodafone në mbarë Evropën probleme me internetin

Lajmet e fundit>