Lajmet

Rusia merr masa për të ndaluar piraterinë online

Publikuar , 13 Tetor 2013
0
Rusia merr masa për të ndaluar piraterinë online

Dy muaj më parë Rusia bëri disa nga hapat më të fuqishëm kundër piraterisë online duke paraqitur një sistem formal për mbajtësit e të drejtave të autorit për të vendosur offline përmbajtjen apo lidhjet që çojnë tek ato përmbajtje të paautorizuara.

Sistemi, i quajtur SOPA i Rusisë, i detyron faqet që të përputhen me ankesat e të drejtave të autorit në një mënyrë ose të ballafaqohen me shtimin e domeinëve të tyre në një listë të zezë kombëtare.

Shtimi në atë regjistër është një gjë serioze, pasi të gjitha ISP-të lokale pritet të vendosin në listë të zezë IP adresat përkatëse, kështu që përdoruesit lokalë të internetit nuk mund të marrin qasje. Propozimet e bëra një muaj më parë theksuan këtë qasje më tepër, ku çdo ofrues i shërbimeve të internetit ose ndonjë makinë kërkuese që nuk i bllokon faqet që janë vendosur në listën e zezë mund të ballafaqoheshin me gjoba deri në 30,000 dollarë.

Por sipas komenteve që vijnë nga qeveria të bëra gjatë të premtes, Rusia duket se do të ndërmarrë nismën e saj kundër piraterisë në nivelin e ardhshëm dhe përtej tij, duke e vënë në fuqi tërësisht dekretin “SOPA”. Zëvendësministri në Ministrinë e Komunikimit, Alexei Volin, tha që Rusia ka për qëllim tani që të ndajë në seksione faqet që janë të përkushtuara për pirateri.

Ato do të trajtohen tërësisht ndryshe nga faqet e tjera, si YouTube, etj., të cilat mund të kenë pasur një problem me të drejtat e autorit por reagojnë pozitivisht ndaj të drejtave të autorit. “Janë disa posedues të ndërgjegjshëm dhe të zellshëm të uebfaqeve, tek të cilët disa njerëz vendosin përmbajtje të jashtëligjshme ose të rrezikshme. Kur vjen puna tek ky lloj i gjërave, ne urdhërojmë bllokime të URL-ve dhe faqeve individuale,” tha Volin.

LEXO EDHE:  Intel prezantoi dy procesorë të rinj Xeon ku njëri ka 48 bërthama dhe 12 kanale memorie

“Sidoqoftë, janë disa faqe të specializuara dhe tërësisht pornografike që janë tërësisht të bllokuara me IP adresë. I njëjti princip do të vëzhgohet për faqet me torrentë dhe faqet për pirateri,” shtoi zv. ministri. “Ne nuk i bllokojmë ato për disa gjëra të caktuara, ne do t’i mbyllim ato tërësisht me IP adresë,” tha Volin.

Sipas ministrisë, janë rreth 160 faqe lokale, dhjetë nga to janë shumë të popullarizuara, që janë duke shkaktuar shqetësime serioze për industritë e argëtimit. Duke u marrë me këto, tha ai, mund të jetë një pozitivitet për ekonominë. “Janë rreth 8 milionë njerëz që paguajnë para për përmbajtje të ligjshme të cilën e marrin në internet. Këta janë përdorues të cilët janë disa nga drejtuesit e rritjes të ekonomisë së internetit,” tha Volin, duke shtuar që edhe piratët do të shpenzojnë kur rrethanat të jenë të duhura.

“Njerëzit në internet dëshirojnë të paguajnë, posaçërisht kur përmbajtja është e dobishme, në dispozicion dhe në çmim të drejtë,” përfundon ai. Për momentin është e paqartë se si sistemi do të implementohet dhe në çfarë baze. Mund të supozojmë që ndonjë listë me faqe pirate tashmë ekziston, por nëse këto faqe do të bllokohen pa u diskutuar më tej ose nëse këto faqe duhet të mos respektojnë vërejtjet e ardhshme mbetet të shihet. (PCWorld Albanian)

russsopa

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>