Lajmet

Rusia mohon akuzat për spiunim të pjesëmarrësve në samitin G20

Publikuar , 30 Tetor 2013
0
Rusia mohon akuzat për spiunim të pjesëmarrësve në samitin G20

Rusia nuk është e panjohur me mbikëqyrjet, ku më herët këtë muaj, është raportuar që ky shtet po vendoste “PRISM në steroide” për lojërat dimërore olimpike në vitin 2014.

Tani, shteti është në mesin e një skandali që ka të bëjë me samitin e G20 të mbajtur gjatë shtatorit në Shën Petersburg. Sipas një raporti nga LA Times, liderët botërorë që kishin marrë pjesë në samit ishin dërguar në shtëpi me flash disqe USB dhe kabllo rimbushëse të telefonit të dizajnuara për të spiunuar telefonët celularë dhe komunikimet në kompjuter.

Kjo gjë u paraqit së pari në dy gazeta italiane, La Stampa dhe II Corriere della Sera; që të dy gazetat ia atribuuan këta artikuj “hetimeve teknike të porositura nga presidenti i Këshillit Evropian dhe të kryera nga inteligjenca gjermane”. Është një akuzë e rëndë, të cilën e ka mohuar Rusia.

Sipas The Guardian (që ka hetuar raportin e LA Times), një zëdhënës për presidentin rus Vladimir Putin e quajti akuzën “një përpjekje të qartë për të larguar vëmendjen nga një problem që ekziston në të vërtet: spiunimi i SHBA-së, që tani është një subjekt i diskutimit në mesin e kryeqyteteve evropiane dhe Uashingtonit.”

Nuk ka ndonjë shenjë që tregon se sa është numri i pajisjeve të dhëna për pjesëmarrësit, që dyshohen të jenë burime të përgjimit, por testimet kanë shfaqur që ato ishin të pajisura me softuerin “Kali i Trojës” për të marrë të dhëna nga telefonët dhe kompjuterët.

Derisa dëshmia për këto dyshime ende duhet të zbulohet, siç duket Italia është duke i marrë seriozisht.

Kryeministri i vendit, Enrico Letta, po planifikon të mbledhë komitetin e tij të sigurisë për t’u takuar të enjten për të vëzhguar “pyetjet në lidhje me sigurinë e telekomunikimit në dritën e përpjekjeve të Portës së të Dhënave [NSA] dhe zbulimet në G20-tën e fundit.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Xiaomi prezantoi flagshipin Mi Mix 3, vitin e ardhshëm një model 5G për Evropën

41d459e895f2ecd5fa78_large_verge_medium_landscape

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>