Lajmet

Rusia po eksploron një sulm kibernetik ndaj SHBA

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Mars 2022
Ministria e Brendshme Ruse tha se marrëdhëniet bilaterale mes Moskës dhe Uashgintonit janë shumë të tensionuara. Rusia po eksploron një sulm kibernetik ndaj SHBA

Presidenti Amerikan Joe Biden tha ditën e Hënë se inteligjenca kishte raportuar një rritje të kërcënimeve kibernetike ndaj SHBA-ve nga Rusia.

Ai tha se Rusia po “eksploronte” një sulm kibernetik por SHBA do të përdorte çdo mjet për ti parandaluar dhe kundërpërgjigjur.

Biden gjithashtu sugjeroi se Moska mund të veprojë në këtë mënyrë si përgjigje ndaj aksioneve të vendosura pasi nisi pushtimin e Ukrainës.

Ministria e Brendshme Ruse tha se marrëdhëniet bilaterale mes Moskës dhe Uashgintonit janë shumë të tensionuara.

Po ashtu presidenti Amerikan ju bëri thirrje kompanive që të rrisin sigurinë dhe të mbyllin dyert dixhitale.

Bota e sigurisë kibernetike është përgatitur për disa sulme kibernetike në masë të madhe nga Rusia që kur tensionet u përshkallëzuan mes Rusisë dhe Ukrainës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google prezanton një smartfon të ri më 26 Gusht