Blog

Rusia shkatërron planet e kompanisë Britanike për të ofruar internet satelitor në çdo cep të globit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Gusht 2019
0
Agjencia Ruse e inteligjencës FSB tha se satelitët mund të përdoren për përgjime. Sipas firmës Gjermane të kërkimit GfK, 90 milionë njerëz në Rusi kanë akses në internet ndërsa ende ¼ mbetet pa të. Rusia shkatërron planet e kompanisë Britanike për të ofruar internet satelitor në çdo cep të globit

Një firmë e cila planifikon të hedhë qindra satelitë në orbitë për të ofruar mbulimin me internet në mbarë botën ka dështuar në përpjekjet e saj për të marrë aprovimin e Rusisë.

OneWeb, një kompani me seli në Britani, kërkoi të përdorte një bandë të caktuar radio frekuencash në Rusi.

Megjithatë Rusia nuk pranoi ti jepte leje. OneWeb është përpjekur të marrë aprovimin e Rusisë që prej 2017-ës.

Kompania është themeluar nga sipërmarrësi Amerikan Greg Wyler. Aktualisht ka lançuar 6 satelitë nga 650 në total që ka planifikuar.

Agjencia Ruse e inteligjencës FSB tha se satelitët mund të përdoren për përgjime. Sipas firmës Gjermane të kërkimit GfK, 90 milionë njerëz në Rusi kanë akses në internet ndërsa ende ¼ mbetet pa të.

Refuzimi i OneWeb është një tregues i qartë se Rusia ka në plan të vijojë me përpjekjet e saj për të kontrolluar internetin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Calendar probleme në mbarë botën

Lajmet e fundit>