Blog

Rusia teston me sukses shkëputjen nga interneti botëror

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Dhjetor 2019
0
Rezultatet e testimit do të paraqiten përpara presidentit Putin. Ekspertët janë të shqetësuar për trendin e disa vendeve për tu shkëputur nga interneti. Rusia teston me sukses shkëputjen nga interneti botëror

Rusia ka testuar me sukses alternativën e saj lokale të internetit global tha qeveria. Detajet e testimeve janë të pakta dhe Ministria Ruse e Komunikimit tha se përdoruesit nuk kanë vënë re asnjë ndryshim.

Rezultatet e testimit do të paraqiten përpara presidentit Putin. Ekspertët janë të shqetësuar për trendin e disa vendeve për tu shkëputur nga interneti.

Ata janë të shqetësuar se njerëzit nuk kanë për të pasur akses në dialogun se çfarë po bëhet me vendin e tyre dhe do të mbahen brenda një flluske.

Në rastin e Rusisë, qeveria mund të fitojë më tepër kontroll mbi atë që qytetarët mund të aksesojnë.

Esencialisht është një intranet gjigant si e përdorin korporatat e mëdha. Vendet marrin aksesin në shërbimet e huaja përmes kabllove optike nën ujore dhe nyjave të cilat përcaktojnë edhe komunikimin brenda vendit. Këto nyje duhet të bllokohen ose të rregullohen nga Rusia për tja arritur qëllimit.

Në rastin e Iranit, rrjeti lejon akses në shërbime uebi duke mbikëqyrur të gjitha përmbajtjet dhe kufizuar informacionin e jashtëm.

Kështu as VPN-të nuk funksionojnë. Një rast tjetër i ngjashëm është Firewall i Madh Kinez i cili bllokon aksesin në shumë shërbime të huaja interneti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp Pay po vjen këtë vit

Lajmet e fundit>