Siguri

Rusia bllokon YouTube

Publikuar , 29 Korrik 2010
0
Rusia bllokon YouTube

Vendimi është marrë pasi një video e titulluar “Rusia për Rusët”, një sllogan esktremist Rus, ishte postuar në ueb faqen për shkëmbim të videove. Gjykata në qytetin e Komsomolsk-on-Amur, gjithashtu ka urdhëruar ofruesit lokal të shërbimeve të internetit që të bllokojnë edhe katër ueb faqe tjera.

Faqet e tjera që u bllokuan ishin ato që përmbanin fragmente të librit “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit, që ishte ndaluar nga Zyra e Përgjithshme e Prokurorisë Ruse në muajin mars, pasi ishte gjetur se është në kundërshtim me ligjet kundër ekstremizmit.

Gjykata urdhëroi ofruesin e shërbimeve të internetit RA RTS Rosnet të bllokojë qasjen në pesë ueb faqe. Ofruesi tha se ka bërë apel për vendimin në fjalë. Por në anën tjetër ligjet anti-ekstremizëm të Rusisë janë kritikuar se janë të ashpra dhe kundërshtojnë lirinë e shprehjes.

Muajin që shkoi një gjykat në Pakistan vendosi një ndalim të YouTube pasi që në këtë faqe u riparaqit përmbajtje fyese ndaj Myslimanëve, sherri i të cilave ishte bllokuar YouTube më parë dhe ishte liruar për shikim në muajin maj. Gjykata mori vendim të bëjë ndalimin e kësaj faqe pasi gjeti dëshmi të pranisë së përmbajtjeve fyese.

Gjithashtu në vitin 2008, qeveria Kineze bllokoi përdoruesit e internetit në këtë vend që të kenë qasje në YouTube pasi në këtë faqe u postuan video nga protestuesit Tibetian që po sfidonin ligjet Kineze.

LEXO EDHE:  Twitter publikon një arkivë të 10 milion postimeve nga llogari Ruse dhe Iraniane

Lajmet e fundit>