Harduer

Ryzen 5 5600H i rrëmben Intelit edhe laptopët gaming

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Dhjetor 2020
Nëse Ryzen 5 5600H sjell atë çfarë këto shifra premtojnë atëherë kemi të bëjmë me 38.5% më shumë performancë për një bërthamë dhe 25.8% me shumë bërthama. Ryzen 5 5600H i rrëmben Intelit edhe laptopët gaming

Procesori ende i pa prezantuar Ryzen 5 5600H për laptopët u shfaq në disa testime në GeekBench dhe është i instaluar në një laptop Xiaomi Mi.

Ryzen 5 5600H është pjesë e gjeneratës së ardhshme të procesorëve Ryzen 5000 për laptopët. Familja e re e APU-ve (sepse përmban një kartë grafike të integruar) vjen me mikroarkitekturën e re Zen3 duke ruajtur motorin grafik Vega.

Konfigurimi do të jetë i njëjti me Ryzen 4000, me 6 bërthama dhe 12 procese si dhe 16MB L3 Cache. Megjithatë procesori sjell një rritje të ndjeshme të frekuencën me 3.3Ghz bazë dhe 4.24Ghz turbo. Pra kemi të bëjmë me një rritje 300Mhz në frekuencën bazë dhe 240Mhz në frekuencën turbo.

Janë bërë plot 7 testime në Geekbench dhe rezultati më i lartë për 1,379 me një bërthamë dhe 6,086 me shumë bërthama. Ryzen 5 4600H kishte një rezultat prej 996 me një bërthamë dhe 4,837 me shumë bërthama.

Nëse Ryzen 5 5600H sjell atë çfarë këto shifra premtojnë atëherë kemi të bëjmë me 38.5% më shumë performancë për një bërthamë dhe 25.8% me shumë bërthama.

Nëse shohim rivalin e Intel, Core i7-10750H është konkurrenti kryesore me 1,147 pikë për një bërthamë dhe 5,530 pikë për shumë bërthama.

Me pak fjalë Ryzen 5 5600H është një forcë me të cilën duhet shmangur përballja nga rivalët dhe në rastin e Intel është 20.2% më i shpejtë me një bërthamë dhe 10.1% më i shpejtë me shumë bërthama.

Debutimi i këtij procesori pritet të sjellë më shumë vëmendje nga prodhuesit e laptopëve ndaj procesorëve mobil Ryzen. Acer dhe Asus pritet të sjellin modelet e para me këtë procesor shoqëruar nga karta grafike GeForce RTX 3080. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple Watch 6 ka bateri me kapacitet më të lartë

Tags >

AMDRyzen