Analiza

Sa emra domaini .com nuk po përdoren?

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Nëntor 2019
0
A po përhapet një spekulim domainesh apo edhe ju mendoni të njëjtat emërtime që u shkojnë në mendje të tjerëve? Le të shohim të dhënat... Sa emra domaini .com nuk po përdoren?

Ju ka ndodhur të kërkoni për domaine .com dhe të mësoni se shumë prej tyre janë të zëna por të pa përdorura. Duket sikur njerëzit po regjistrojnë çfarëdolloj kombinimi të mundshëm në çdo gjuhë.

A po përhapet një spekulim domainesh apo edhe ju mendoni të njëjtat emërtime që u shkojnë në mendje të tjerëve? Le të shohim të dhënat…

Aktualisht ka 137 milionë domaine .com të regjistruara. Prej tyre, 1/3 janë në përdorim, 1/3 të pa përdorur dhe 1/3 për qëllime spekulative.

Statistika dhe të dhëna

GoDaddy është regjistruesi i 1/3 së domaineve, ose afro 45 milionë. Prej tyre 1/3 janë faqe parkuese. Edhe pse ka 1,851 regjistrues domainesh, shumica e tyre kontrollohen nga një numër i vogël operatorësh. Për shembull 1,000 regjistrues kontrollohen nga DropCatch i vetëm.

25% e domaineve janë regjistruar vetëm vitin e kaluar.

Kategoritë e domaineve

Përmbajtje (31% ose 43 milionë)

Përmbajtjet janë kategoria më popullor me afro 31% të domaineve në total ose 43 milionë.

Reklama (23% ose 31 milionë)

Gjysma e domaineve të kësaj kategorie janë faqe parkuese në GoDaddy ku ky i fundit vendos reklama të Google në varësi të fjalëve kyçe që kanë të bëjnë me domainin.

Pa një server uebi (11% ose 16 milionë)

Nëse nuk keni arritur të aksesoni një faqe apo të merrni përgjigje nga porta 80 apo 443 për një domain apo nëndomain, atëherë ai nuk ka vlera MX. Shumica e tyre nuk i shërbejnë uebit por përdoren për qëllime FTP ose si një server lojërash.

Boshe (9.2% ose 13 milionë)

Një domain bosh është ai uebsajt i cili kthen përgjigje por jep afqe boshe, 404-sha ose thjeshtë instalime wordpress-i. Diferenca mes një domaini bosh dhe një të parkuar është se domaini bosh është konfiguruar nga përdoruesi por nuk ka përmbajtje për të treguar.

LEXO EDHE:  Apple konfirmon datën e prezantimit të iPhone 11

Për shitje (7.1% ose 9.8 milionë)

Shumica e domaineve janë listuar për shitje kryesisht nga investitorë domainesh. Pjesa më e madhe e tyre shitet përmes HugeDomains edhe pse uebsajti në fjalë përmend vetëm 200,000 të tillë të disponueshëm.

Gabim (5.7% ose 7.9 milionë)

Nëse një domain rikthen një mesazh gabimi, HTTP apo në faqe, atëherë hyn në këtë kategori.

Të parkuar (4.8% ose 6.5 milionë)

Domainet e parkuara janë ata që tregojnë një mesazh nga regjistruesi ose hosti për të shpjeguar se ende nuk është konfiguruar. Që të konsiderohet i parkuar, duhet të shfaqë një faqe pa reklama të jashtme, pra të reklamojë shërbimet e tij.

Kumar (3% ose 4 milionë)

Të gjitha uebsajtet në kategori janë kryesisht Kineze dhe operojnë me alias, shkurtime numrash dhe germash.

Postë elektronike ( 2.6% ose 3.5 milionë)

Çdo domain që si përket asnjë kategorie por ka vlera MX DNS, (për e-mail-et) hyn në këtë kategori

Ridrejtim ( 1.1% ose 1.6 milionë)

Ridrejtimet përmbajnë domaine që të çojnë kryesisht në faqe Facebook apo emra alternativë biznesesh.

Private (0.64% ose 0.9 milionë)

Domainet private në të shumtën e rasteve nuk kanë përmbajtje të aksesueshme pas kredenciale të kyçjes.

Pornografi (0.59% ose 0.9 milionë)

Ngjashëm me uebsajtet e kumarit, shumë uebsajte pornografie operojnë me alias. Ato janë kryesisht Kineze dhe ndjekin një model të ngjashëm emërtimi. /PCWorld Albanian

Tags >

domain
Lajmet e fundit>