Lajmet

Sa i sigurt është shërbimi i ri LinkedIn Intro

Publikuar , 31 Tetor 2013
0
Sa i sigurt është shërbimi i ri LinkedIn Intro

v1_2521_LinkedIn IntroPara katër viteve, më pak se 4% e e-mailëve lexoheshin nga telefonat mobil, ndërsa sot pothuajse kjo shifër është 50 %.

Kjo gjë ishte një sfidë për kompaninë LinkedIn e cila vitin e kaluar e bleu kompaninë e e-mailit Rapportive, ndërsa si rezultat i këtij bashkimi të këtyre kompanive doli aplikacioni Mail për iPhone i quajtur LinkedIn Intro.

Gjatë javës së kaluar LinkedIn prezantoi shërbimin e ri të quajtur LinkedIn Intro i cili tregon profilet e LinkedIn në aplikacionin Mail në iPhone. Nëse pranoni e-mail nga ndonjë person i panjohur, ndërsa i njëjti ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me ju, ndoshta ju do ta kategorizoni atë si spam.

Me LinkedIn Intro oferta e të panjohurve mund të duket plotësisht ndryshe sepse LinkedIn Intro ju mundëson që të shihni se si duket dërguesi i e-mailit, ku jeton dhe çfarë profesioni ushtron. Përveç kësaj, nga e-maili mund të merrni vesh se ku ka punuar më parë dërguesi i e-mailit, ku është shkolluar, lidhjet për profilin e tij të LinkedIn si dhe kontaktet e përbashkëta që mund të keni.

Intro është në dispozicion në gjuhën angleze për të gjithë përdoruesit e këtij rrjeti biznesi, ndërsa mbështet edhe Gmail-in, Google Apps, Yahoo! Mail, Aol Mail dhe Cloud në aplikacionin Mail për iPhone.

Kjo mund të ju duket si një ide e mrekullueshme? Ekspertët e sigurisë megjithatë konsiderojnë se ideja për Intro është ide e keqe. Që Intro të shfaq profilin e dërguesit të e-mailit, aplikacioni duhet të ketë qasje të pakufizuar në llogarinë e përdoruesit. LinkedIn Intro shtrinë aplikacionin standard iOS Mail duke futur kodin HTML në krye të e-mailit, duke bërë të mundshëm që ju të shihni profilin e e-mailit të dikujt në LinkedIn.

LEXO EDHE:  Thirrje për bojkotimin e rrjeteve sociale më 4 dhe 5 Korrik

Të gjithë e-mailet tuaj duhet të kalojnë përmes serverëve të LinkedIn para se të arrijnë tek ju. Në vend që iPhone-i të kontaktojë direkt me serverin e provajderit të e-mailit siç janë Gmail apo Yahoo, ai duhet të lidhet përmes proxy serverit të LinkedIn i cili këtu mund ta luajë rolin e palës së tretë në komunikimin tuaj me e-mail.

_55317829_comparison-1040Pra, LinkedIn do të shikojë të gjithë e-mailët tuaj dhe do të fus Intro informacione në secilin nga këta e-maile. Kjo do të thotë se aplikacioni do të “shpërndajë” porositë tuaja në mënyrë që të gjejë informacione për njerëzit me të cilët shkruheni. Ekspertët tërheqin vëmendjen se LinkedIn është ajo kompani e cila vitin e kaluar “humbi” fjalëkalimet të cilat ia besuan në ruajtje me miliona përdorues të vet.

LinkedIn gjithashtu është kompani kundër së cilës po vazhdon procesi gjyqësor për shkak të akuzave se ka hakuar llogaritë e përdoruesve të vet në mënyrë që të marrë adresat e e-mailit nga pronarët e llogarive. Historia e kompanisë kur bëhet fjalë për sigurinë dhe privatësinë pra nuk është pa njolla, por megjithatë, ndoshta është herët të pohohet se qëllimet e LinkedIn kur bëhet fjalë për këtë shërbim janë të këqija.

“LinkedIn Intro integrohet me e-mailet tuaj, dhe ne kuptojmë se kjo mbart përgjegjësi të madhe. Respektojmë faktin se e-maili juaj mund të përmbajë të dhëna shumë të ndjeshme dhe personale, dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që kjo të jetë e sigurt”, premtojnë nga kompania LinkedIn. Duke iu përgjigjur vërejtjeve që po arrijnë gjatë këtyre ditëve nga ana e ekspertëve se edhe një palë në korrespondimin e e-mailit paraqet rrezik, nga kompania thonë se kjo lidhje është e zbatuar në mënyrën më të sigurt të mundshme.

LEXO EDHE:  Kush janë vendet që më së shumti lexojnë lajme?

Megjithatë, kompania nuk i ka hedhur poshtë direkt pohimet e ekspertëve se ky shërbim mund të jetë cak i sulmeve të hakerëve. LinkedIn premtoi se do të hetojë çdo lloj të mundshëm të sulmeve dhe do të punojë për sigurinë nga sulme të tilla, kështu që shanset që dikush ta përdorë Intro për komprometimin e llogarive të e-mailit do të jenë në minimum.

Nga LinkedIn gjithashtu thonë se ekspertët e brendshëm dhe të jashtëm e kanë testuar këtë shërbim dhe në detaje e kanë shikuar kodin burimor. Të dhënat e e-mailit të cilat kalojnë nëpërmjet sistemit të tyre janë të koduara dhe se ato ruhen për një kohë të shkurtër në sistemin e LinkedIn, si dhe ato fshihen menjëherë pasi e-mailet të dërgohen të përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>