Sipas të dhënave të studimit të fundit Nielsen Cross-Platform Report, amerikanët shpenzuan më tepër se 34 orë në javë përballë ekranit të televizorit për periudhën e tremujorit të tretë të vitit 2012.
Shikueshmëria e televizionit tradicional është rritur me 78 minuta krahasuar me tremujorin e mëparshëm të të njëjtit vit.
Ndërkohë konsumatorët vazhdojnë të argëtohen qoftë me programet në transmetim të drejtpërdrejtë (live) apo qoftë edhe ato të rregjistruara për shikim të mëvonshëm (time-shifted), DVD-të, ose video-lojërat.
Gjithashtu, amerikanët shpenzojnë pothuajse pesë orë në javë përballë një ekrani kompjuteri, duke përdorur internetin dhe duke ndjekur material video.
Për më shumë hollësi dhe për të parë dhe shifrat e katër viteve të fundit ndiqni grafikët e mëposhtëm. (PCWorld Albanian)