Harduer

Sa kushton modeli më i shtrenjtë i kompjuterit super të shtrenjtë të Apple?

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Dhjetor 2019
0
Kompjuteri përbindësh u prezantua në Qershor së bashku me monitorin 5,000 dollarësh 6K Pro Display XDR. Sa kushton modeli më i shtrenjtë i kompjuterit super të shtrenjtë të Apple?

Apple Mac Pro është në shitje që prej të Martës. Edhe pse çmimi bazë fillon nga 5,999 dollarë, nëse konsiderohen kapacitetet maksimale, vlera e tij shkon në më shumë se 50,000 dollarë pa përfshirë as ekranin e as softuerin.

Kompjuteri përbindësh u prezantua në Qershor së bashku me monitorin 5,000 dollarësh 6K Pro Display XDR. Mac i ri është përditësimi i parë i kompjuteri që prej 2013 dhe përfaqëson përpjekjet e Apple për të rifituar besimin e profesionistëve të cilët kanë shkuar drejt Windows.

Disa prej komponentëve ekstra që mund ti shohen kompjuterit janë procesori 2.5Ghz Intel Xeon W me frekuencë 4.4 Ghz i cili kushton 7,000 dollarë, apo memorie RAM DDR4 1.5TB që kushton 25,000 dollarë.

Nëse dëshironi ti vendosni kompjuterët këmbë mbajtëse atëherë kushtojnë 400 dollarë. Me të gjithë komponentët ekstra kompjuteri kushton 52,748 dollarë pas ekranin dhe softuerin.

Me një çmim të tillë njerëzit mund të blejnë një Mercedes ose BMW luksoze. Pavarësisht këtij çmimi vlen të theksohet se ky kompjuterë është për krijuesit dhe profesionistët e jo për konsumatorët individual. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple do të prezantojë një laptop të ri